LAJMI I FUNDIT:

Minatori 60-vjeçar humb jetën teksa punonte në Bulqizë

Minatori 60-vjeçar humb jetën teksa punonte në Bulqizë

Një tjetër aksident me vdekje ndodhi këtë të dielë në galeritë e kromit në Bulqizë.

Një minator humbi jetën pasi një masiv dheu dhe inertesh e zuri poshtë, teksa po punonte.

Minatori që humbi jetën është identifikuar si Zini Murati, 60 vjeç. Ai ishte në punë në një nga minierat me administrator Arben Çupi, i cili gjithashtu është kryetar i Këshillit Bashkiak në Bulqizë nga radhët e Partisë Socialiste.


Policia njoftoi se në orën 11:30, minatori u dërgua në spital pa shenja jete. Në deklaratën e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, thuhet se aksidenti ka ndodhur në punë në minierën e Bulqizës dhe se grupi hetimor është duke punuar për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Vdekja e minatorit Zini Murati, shënon aksidentin e dytë fatal brenda një periudhe të shkurtër në këtë sektor. Disa ditë më parë, një 40-vjeçar humbi jetën në një galeri kromi në Martanesh.

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti për çështjen e gjuhës shqipe në Maqedoni të Veriut: Pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese

Kurti për çështjen e gjuhës shqipe në Maqedoni të Veriut: Pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese

Lajme
Çoçaj: Ferat Shala më kërkoi t’i bashkohem SHIK-ut, me siguri drejtor ka qenë Kadri Veseli

Çoçaj: Ferat Shala më kërkoi t’i bashkohem SHIK-ut, me siguri drejtor ka qenë Kadri Veseli

Drejtësi
Bajrami i reagon Kelmendit: Pyetni Jusuf Thaçin dhe Arben Vitinë për projektin e digjitalizimit

Bajrami i reagon Kelmendit: Pyetni Jusuf Thaçin dhe Arben Vitinë për projektin e digjitalizimit

Lajme

"Hykmete ku është paswordi?" - Kelmendi kërkon llogari nga ish-ministrja për platformën e digjitalizimit prej 5.6 milionë euro

Lajme
Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj dy personave, njëri prej tyre mjek në QKUK nën dyshimin se falsifikoi dokumentin zyrtar

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj dy personave, njëri prej tyre mjek në QKUK nën dyshimin se falsifikoi dokumentin zyrtar

Drejtësi
Kurti: Jam i gatshëm që sa më parë ta mbajmë edhe një mbledhje me Qeverinë e Republikës së Shqipërisë

Kurti: Jam i gatshëm që sa më parë ta mbajmë edhe një mbledhje me Qeverinë e Republikës së Shqipërisë

Lajme
Kalo në kategori