Këngëtarja e njohur shqiptare, Mimoza Shkdra, është mjaft e ndjekur nga fansat e saj në rrjetet sociale.

Megjithëse nuk është shpesh aktive, ajo publikon herë pas here për ta ndonjë fotografi apo video nga jeta e saj e përditshme.


Së fundmi, këngëtarja e hitit "Ndarja" ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi nga pushimet verore.

347243797 18370589233001380 731019520573093188 n

Ajo ka pozuar me një palë bikini dypjesëshe me dizajn zebre, duke vënë në pah linjat e saj të trupit.

Pëlqimet dhe komentet e shumta nga ana e ndjekësve të saj nuk kanë munguar, shumë prej të cilëve e kanë komplimentuar për vitalitetin dhe formën e shkëlqyer të trupit.

347269162 18370589236001380 3747476404062497274 n Foto: Mimoza Shkodra/Instagram

Përndryshe, këngëtarja e njohur nuk ka sjell këngë të re që nag shkurti, kur publikoi baladën "I pa shpresë". /Telegrafi/