Kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila ka kritikuar dy partitë opozitare në Kuvendin e Prishtinës, PDK-në dhe LDK-në, për refuzimin që këto dy parti i bënë ndërtimit të Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Prishtinë.
Përmes një postimi në Facebook, Kusari-Lila ka theksuar se të tri arsyet e prezantuara nga opozita në Prishtinë janë aq banale dhe të paqëndrueshme sa që të vie ndjenja të thuhet: Anuloni mbledhjen e dy Qeverive për nesër. Fare mos të takohen Kryeministrat Rama dhe Mustafa. Është qëndrim i shpifur se duhen apo kanë agjendë të përbashkët zhvillimore, se nuk kanë. Kanë qëndrim fallso ndaj njëri tjetrit.
Postimi i plotë:
Turpi i “dashurisë kombtare”
Ditë më parë në mbledhjen e jashtëzakonshme të Asamblesë Komunale në Prishtinë ndodhi ajo që më së paku duhej të ndodhte, u refuzua propozimi i Kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti për dhënie në shfrytëzim afatgjatë të pronës Komunale, për ndërtimin e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Prishtinë.
Dy partitë opozitare në nivelin komunal LDK dhe PDK dhe njëkohësisht dy partnerët e koalicionit në nivelin qendror, nuk e përkrahen këtë propozim me tri arsye kryesore:
1. LDK me faktin se në vitin 2007 kjo tokë i ishte ndarë Lidhjes Demokratike për ndërtim të selisë së kësaj partie.
2. Për faktin se sipas opozitës, propozimi kishte ardhë tri ditë më herët pa paralajmërim nga ana e Kryetarit të Prishtinës si dhe
3. Për arsyen e tretë, se Kryetari po mundohet që kinse me kauza patriotike të zhvillojë lojë politike.
Të tri arsyet e prezantuara nga opozita në Prishtinë janë aq banale dhe të paqëndrueshme sa që të vie ndjenja të thuhet: Anuloni mbledhjen e dy Qeverive për nesër. Fare mos të takohen Kryeministrat Rama dhe Mustafa. Është qëndrim i shpifur se duhen apo kanë agjendë të përbashkët zhvillimore, se nuk kanë. Kanë qëndrim fallso ndaj njëri tjetrit.
Nëse dy partitë në koalicionin qendror në Kosovë ngrehin argumete për të zhvilluar betejë të politikës lokale dhe rrezikojnë atë kombtare, më mirë fare të mos shtiremi se kemi agjendë të bashkëpunimit kombtar.
Argumenti i parë se toka është ndarë partisë politike për ndërtim të selisë është argument në kundërshti të plotë me ligjin e aplikueshëm në Kosovë.
Ligji mbi dhënien në shfrytëzim dhe këmbin të pronës së paluajtshme komunale nr. 04/L – 144, nuk e lejon dhënien e tokës partive politike. Specifikisht Neni 10 i këtij ligji e parasheh që institucionet të cilave mund të ju ipet tokë në shfrytëzim janë: përfaqësitë diplomatike dhe konsullare, institucionet ndërkombtare që kanë marrëveshje me Republikën e Kosovës, agjencionet qeveritare si dhe bashkësitë fetare. Edhe sikur Kryetari Ahmeti të ishte gjeneros me opozitën dhe të vendoste që tokën t’ia kalonte një partie politike, e njejta do të duhet të bënte kallzim penal ndaj Kryetarit (sikur kanë bërë deri më tani për raste tjera) ngase Kryetari do të bënte shkelje ligjore.
Argumenti i dytë, se partitë opozitare janë lajmëruar vonë për këtë vendim të Kryetarit Ahmeti është po aq i paqëndrueshëm sa i pari. Duke mos dashur ta bëj avokatin e kolegut tim Kryetarit Ahmeti, publikisht deklaroj se të paktën një javë para mbledhjes së asamblesë kam rastis të jem në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë dhe kuptova rastësisht se Ambasada ka qenë në kontakt me dy grupet opozitare politike dhe se shumë mirë e kanë ditur për cilën pronë dhe me cilën procedurë pritet të votohet dhënia në shfrytëzim e kësaj prone.
E pavërteta e deklaruar nga ata që nuk e votuan propozimin për tokën është dhënë vetëm sa për të arsyetuar vendimin e tyre.
Argumenti i tretë për kuazi patriotizmin e Shpendit është po aq banal dhe i paqëndrueshëm sa dy të parat. Kjo tokë nuk i ipet nga prona private e Kryetarit Ahmeti, as vetëm nga komuna e Prishtinës, por është tokë e Kosovës për Republikën e Shqipërisë. Njejtë sikur është ndërtesa dhe toka e Republikës së Shqipërisë midis Tiranës për Ambasadën e Kosovës.
Në situatën e krijuar e pakëta që duhet të ndodh është kërkim falje publike Republikës së Shqipërisë dhe popullit Shqiptar nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe caktimi i menjëhershëm i mbledhjes tjetër të jashtëzakonshme të Asamblesë Komunale në Prishtinë për larje të turpit nga vendimi i parë.
Bëni politikë lokale sa të doni, por aman mos përzini interesin kombtar se nuk është lojë fjalësh por është serioziteti i një shteti në pyetje.
Çfarë arsyetimi do të ketë nesër Kryeministri Mustafa dhe Kryetari Veseli para Kryeministrit Rama nuk e di, por një e di, se kanë rrëshqitur keq në verbërinë e luftë politike lokale dhe kanë harruar nderin që Republika e Shqipërisë ia bëri Kosovës, nëse me asgjë tjetër, me tokë dhe ndërtesë të gatshme midis Tiranës.
Dashuri ashiqare se nuk keni në mes vete, të paktën nder dhe respekt minimal të ndërsjellë mundohuni të keni.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
U gjet i vdekur në banesë, ekspertiza mjeko-ligjore: 81-vjeçari u vra
Kamerat “Safe city” do të regjistrojnë çdo shkelje në komunikacion, gjobat do të merren në mënyrë elektronike
Komandanti i KFOR-it takon homologun e tij armen, fokus siguria dhe dialogu Kosovë-Serbi
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj
Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro
Përfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë
26 vite pas, Walker kthehet në Reçak: I mahnitur nga numri i njerëzve
"Probleme martesore dhe financiare"- Prokurorja tregon njërin nga motivet që quan në vrasjen e Liridona Ademaj
Rama surprizon Melonin për ditëlindje në Abu Dhabi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri