LAJMI I FUNDIT:

Mimoza Ahmetaj emërohet ministre e Integrimit

Mimoza Ahmetaj emërohet ministre e Integrimit

Ish-deputetja Mimoza Ahmetaj është emëruar në pozitën e ministres së Integrimit Evropian.

Ahmetaj ka qenë Ambasadore e Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Belgjikës. Nga kjo pozitë, ka mbuluar Bashkimin Evropian, NATO-n dhe Luksemburgun.

Para emërimit në pozitën e Ambasadores në Belgjikë, Ahmetaj ka shërbyer si Ambasadore e Kosovës në Slloveni, raporton Telegrafi.


Më parë, Ahmetaj ishte këshilltare e Kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi. Para punës në Kabinetin e Kryeministrit, ishte deputete e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës. /Telegrafi/