LAJMI I FUNDIT:

Milot Rashica i gëzon prindërit me një veturë të re luksoze të tipit Range Rover

Milot Rashica i gëzon prindërit me një veturë të re luksoze të tipit Range Rover

Futbollisti i njohur shqiptar, Milot Rashica, është duke qëndruar në vendlindjen e tij gjatë këtyre ditëve.

Ai së bashku me gruan e tij, Belkiz Kera, sollën pak javë më parë për herë të parë djalin e tyre tre muajsh në Kosovë, me ç’rast organizuan edhe një festë të vogël për familjarët.

Sukseset e shumta në arenën e gjelbër dhe fitimet e mira nga ky profesion, duket se i kanë mundësuar futbollistit nga Vushtrria që të bëjë një jetë mjaft të mirë dhe luksoze.


Milot Rashica (Foto: Pool/Ronald Wittek/Pool via Getty Images/Guliver)

Kësaj radhe, ai ka shprehur dëshirën për të gëzuar prindërit e tij, që gjatë gjithë jetës iu kushtuan rritjes dhe zhvillimit profesional ndaj tij.

Miloti u ka blerë atyre një veturë të re të tipit Range Rover, si dhuratë për përkushtimin e tyre prindëror.

Milot Rashica dhe bashkëshortja e tij bëjnë festë në Kosovë me rastin e ardhjes në jetë të djalit
Lexo po ashtu Milot Rashica dhe bashkëshortja e tij bëjnë festë në Kosovë me rastin e ardhjes në jetë të djalit

Ka qenë babai i 24-vjeçarit, ai i cili ka publikuar në rrjetin social Facebook disa fotografi të veturës së re, duke falënderuar djalin e tij për këtë dhuratë të veçantë.

“Dhurata çdo herë është e mirë po kur vjen nga djali ka vlerë të madhe. Faleminderit Milot për kujdesin dhe respektin e treguar ndaj prindërve, Allahu të ruajt. RANGE ROVER 00”, ka shkruar babai i futbollistit, Nexhmedin Rashica, në llogarinë e tij personale në Facebook. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"A do të bësh fëmijë me Gjestin?", Xheneta jep një përgjigje të prerë

Magazina
Egla Ceno i del në përkrahje Gjestit: Disa e kanë

Egla Ceno i del në përkrahje Gjestit: Disa e kanë "frikë" dhe i afrohen, disa nuk guxojnë as ta nxjerrin në nominim

Magazina
Cilat mund të kenë qenë shkaqet që çuan në humbjen e reperit Mentor Palokaj? Flet kushëriri i të ndjerit

Cilat mund të kenë qenë shkaqet që çuan në humbjen e reperit Mentor Palokaj? Flet kushëriri i të ndjerit

Magazina
Reagon Zebërvoki pas eskalimit të kamerës së fshehtë

Reagon Zebërvoki pas eskalimit të kamerës së fshehtë

Magazina
Shokon Redoni: Mesazhin në 'Big Love' për Eglin nuk e kam dërguar unë, më kanë përdorur emrin tim

Shokon Redoni: Mesazhin në 'Big Love' për Eglin nuk e kam dërguar unë, më kanë përdorur emrin tim

Magazina

"Sulmohet" nga fansat e Gjestit, Zebërvoki nxjerr armën pasi përfshihet në një kamerë të fshehtë

Magazina
Kalo në kategori