LAJMI I FUNDIT:

Milloshoski: Përgjegjësia politike për Onkologjinë është tek Venko Filipçe

Milloshoski: Përgjegjësia politike për Onkologjinë është tek Venko Filipçe

Me tension ka nisur seanca e Komisionit Hetimor Parlamentar për zhvillimet në Onkologji, në të cilën deputetët kanë nisur mandatin e ri 30 ditor në të cilin duhet të analizojnë dokumentacionin e mbledhur dhe transkriptet e deklaratave të rreth 60 dëshmitarëve që u dëgjuan në 30 ditët e mëparshme.

Deputetët e pushtetit dhe opozitës, të cilët kishin qëndrime të ndryshme se cila është detyra e tyre gjatë kësaj periudhe shtesë në të cilën po shqyrtojnë dokumentacionin, debatuan pas prezantimit të Antonio Miloshoskit, i cili tha se “përgjegjësia parësore politike” për keqpërdorimet në Onkologji bartet nga ish-ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.

Milloshoski ka parë dëshmi kontradiktore, sepse Filipçe në një deklaratë të 17 tetorit tha se nuk ishte në dijeni për mosekzistencën e protokolleve dhe këshillit të ekspertëve të Onkologjisë dhe se ish-drejtori i klinikës, Nino Vasev, siç tha ai “ka mohuar deklaratat e Filipçes”, sepse në dëshminë e tij ka dërguar raporte në zyrën e ministrit të Shëndetësisë.


“Nga këto prezantime kam një konkluzion – ose për mos e thënë të vërtetën nga Venko Filipçe, se nuk ka qenë i njohur me gjendjen e Onkologjisë, ose ka qenë i njohur, por nuk ka dashur ta thotë”, tha Milloshoski.

Deputeti i OBRM-PDUKM-së tha se ish-ministri nuk ka vepruar sipas nenit 295 paragrafi 1 i Ligjit për kujdesin shëndetësor, sipas të cilit ministri i Shëndetësisë mbikëqyr punën e institucioneve shëndetësore./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve

SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve

Siguri
Çfarë ndodh me trupin nën ndikimin e anestezisë, çfarë përbërje ka dhe pse i humbasim ndjenjat? Të gjitha i sqaron anesteziologu Gazmend Spahija

Çfarë ndodh me trupin nën ndikimin e anestezisë, çfarë përbërje ka dhe pse i humbasim ndjenjat? Të gjitha i sqaron anesteziologu Gazmend Spahija

Shëndetësi
Pse EULEX-i përforcoi Njësinë e Specializuar Policore në Kosovë, flet eksperti i sigurisë

Pse EULEX-i përforcoi Njësinë e Specializuar Policore në Kosovë, flet eksperti i sigurisë

Siguri
Histori prekëse: Si ndikoi babai i Gazmir Racit në kthimin e Driton Kukës në Kosovë

Histori prekëse: Si ndikoi babai i Gazmir Racit në kthimin e Driton Kukës në Kosovë

Politikë
Presidenti i Bangladeshit i kërkon Kosovës të blejë nga vendi i tij veshje dhe barna

Presidenti i Bangladeshit i kërkon Kosovës të blejë nga vendi i tij veshje dhe barna

Lajme
Gjatë vitit 2024, Serbia i pasivizoi 422 adresa të shqiptarëve në Bujanoc

Gjatë vitit 2024, Serbia i pasivizoi 422 adresa të shqiptarëve në Bujanoc

Lugina
Kalo në kategori