Sipas gazetës franceze L'Equipe, sulmuesi i Marseille, Arkadiusz Milik, ka një klauzolë në kontratë, që ia lejon largimin nga Franca për 12 milionë euro dhe Juventusi është i gatshëm ta paguajë.

Sulmuesi ishte në gjashtë muajt e fundit të marrëveshjes me Napolin, pasi kishte mbetur në tribuna gjatë gjithë sezonit, ndërsa Marseille në janar arriti të nënshkruajë me të.


Napoli zgjati kontratën e tij deri në qershor të vitit 2022 dhe nënshkroi një huazim në Marseille për 18 muaj, me 8 milionë euro detyrim për ta blerë plus disa bonuse.

Desktop UK L1 2021 Milik Marseille

Sipas L'Equipe , Milik përfundimisht do të kalojë në Juventus, klub që e kërkon nga viti 2019.

Kjo për shkak se ka një klauzolë në kontratën e tij me Marseillen, ku nëse klubi  merr një ofertë në vlerë 12 milionë euro, lojtari do të largohet.

om milik sera apte contre rennes assure villas boas aa 304951

Juventusi do të ishte më se i lumtur të blinte me atë çmim, veçanërisht nëse Paulo Dybala largohet këtë verë. /Telegrafi/

telegrafi sport app