Miliarderët rusë humbën 39 miliardë dollarë në një ditë të vetme pasi Rusia filloi pushtimin e Ukrainës të enjten, sipas llogaritjeve të Bloomberg, përcjell Telegrafi.
Kështu, kryetari i Lukoil, Vagit Alekperov, pa rënien më të madhe prej 6.2 miliardë dollarësh të enjten – pasuria e tij neto tani arrin në 13 miliardë dollarë, sipas Indeksit të Miliarderëve të Bloomberg.
Gjithashtu, vënë në pah mediat, edhe Alexei Mordashov, prodhuesi i pajisjeve të të cilit Power Machines u godit nga sanksionet e SHBA në 2018, pasoi me 4.2 miliardë dollarë humbje njëditore.
Veç këtyre, të paktën katër miliarderë rusë, përfshirë njeriun më të pasur të Rusisë, Vladimir Potanin, pësuan humbje prej të paktën 3 miliardë dollarësh në një ditë të vetme.
Rënia erdhi pasi tregjet e aksioneve të Rusisë pësuan humbjen e tyre më të mprehtë ndonjëherë njëditore, me indeksin MOEX të aksioneve kryesore që ra me 33% dhe Bankën Qendrore që u detyrua të blinte rubla në një përpjekje për të rikthyer një “rrëshqitje dramatike” të monedhës.
Dhe tregjet organizuan një rimëkëmbje të pjesshme në mëngjesin e së premtes në tregtinë e paqëndrueshme.
Ndërkohë, theksohet se Alekperov dhe Gennady Timchenko, të cilët Britania e Madhe i sanksionoi të hënën, u raportua se kishin humbur rreth 10 miliardë dollarë secili këtë vit, ose më shumë se 40% të pasurisë së tyre, përcjell Telegrafi.
Nga 22 miliarderët, vetëm manjati i qymyrit dhe plehrave, Andrei Melnichenko, pa vlerën e tij neto të të rritej me 100 milionë dollarë në 18.6 miliardë dollarë.
Qeveritë perëndimore vendosën sanksione kundër Rusisë të martën, duke përfshirë pezullimin e gazsjellësit Nord Stream 2, bllokimin e tregtimit të obligacioneve qeveritare dhe ngrirjen e shumë aseteve dhe ndalimet e udhëtimit për oligarkët kryesorë.
Ata vendosën masa edhe më të ashpra pasi Putin shpalli një fushatë ushtarake disa ditë pasi njohu pavarësinë e republikave separatiste Luhansk dhe Donetsk në Ukrainën lindore.
Putin mblodhi më shumë se 30 drejtues të lartë dhe pronarë biznesesh në Kremlin të enjten në mbrëmje, duke kërkuar mbështetjen e tyre përballë sanksioneve perëndimore kundër sektorëve bankar dhe teknologjik të Rusisë, si dhe sanksioneve personale kundër elitës së biznesit të vendit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRruga Prizren-Tetovë, Aliu: Do të shkurtohet nga tre orë në më pak se një
Top 5 benefitet e pabesueshme pse nënat shtatzënë duhet të konsumojnë vezë REA-s
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale
evroTarget, CubyLink dhe Horizonte-Group pjesë e panairit më të madh energjetik në Evropë “E-world energy & water”
Rifillo udhëtimin tënd të shëndetit me zbritje ekskluzive në Nea Body Center
Edhe sllovenët bojkotojnë dyqanet shkaku i çmimeve të larta
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?