Miley kritikohet për qëndrimin pro-homoseksualëve

“Unë jam e krishtere dhe ju dua të gjithëve, homoseksualë ose jo, sepse ju nuk dalloni nga të tjerët! Të gjithë jemi fëmijë të Zotit. Secili meriton të dashurojë dhe të jetë i dashuruar, dhe gjëja më e rëndësishme është që të gjithë të buzëqeshin”, ka shkruar Miley në faqen e saj në Twitter.
Pas kësaj deklarate ka reaguar me furi organizata OneMillionMoms.com duke pohuar: “Deklaratat e këtilla japin mesazhe të gabuara për fëmijët tanë të cilët janë të ndikuar nga yjet e këtilla. Prindërit duhet ta kuptojnë se Cyrus nuk është model pozitiv për fëmijët e tyre ashtu si mendohej më parë”.
Nga
Telegrafi
02/05/2009
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





























































