LAJMI I FUNDIT:

Milevski: Do të paraqitem vet në burg, nuk kërkoj shtyrje të dënimit

Milevski: Do të paraqitem vet në burg, nuk kërkoj shtyrje të dënimit

“Nuk kam dorëzuar dhe nuk kërkoj shtyrjen e dënimit. Do të veproj siç më kërkohet nga gjykata”.

Kështu tha Zoran Milevski-Kiçeec, i cili duhet të dorëzohet në burg për të vuajtur dënimin, pasi u dënua në rastin “Haraçi”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai pritet të paraqitet në burgun në Shuto Orizare nesër ose të mërkurë, duke pasur parasysh që sot ishte ditë jo-pune.


Mileski u deklarua fajtor në fillim të gjykimit për rastin “Haraçi”, ku menjëherë u dënua me tre vjet burg.

Përveç Milevskit, në të njëjtin proces, ish-prokurorja speciale Katica Janeva u dënua me shtatë vjet burg, ndërsa pronari i 1TV Bojan Jovanovski, i njohur si Boki 13, u dënua me nëntë vjet burg./Telegrafi/