LAJMI I FUNDIT:

Milani zbulon pamjen e parë të stadiumit të ri që do ta ndërtojë

Milani zbulon pamjen e parë të stadiumit të ri që do ta ndërtojë

Gjiganti italian i futbollit Milan mori lejen e parë për ndërtimin e një stadiumi të ri që në pamje të parë duket spektakolar, i cili do të bëjë që “San Siro” legjendar të hyjë në histori.

Stadiumi i ndërtuar në vitin 1925 po hyn në histori pas 100 vitesh. Aty u festuan tituj të shumtë, aty luanin rivalët Inter dhe Milan dhe tashmë kuqezinjtë kanë konfirmuar se hapi i parë formal drejt ndërtimit të një stadiumi të ri ka përfunduar.

Milani prezantoi një propozim zhvillimi urban ku do të ndërtohet stadiumi i ri.


Synimi i propozimit të stadiumit është të krijojë vlera të konsiderueshme për të gjithë lokalitetin, gjë që do të përfitonte shumë më tepër nga lokacioni se sa situata aktuale.

Milani njoftoi planin paraprak të stadiumit të ri dhe konfirmoi se një nga studiot arkitekturore më prestigjioze në botë e quajtur Manica do të punojë për zhvillimin e planeve.

“Më shumë se katër vjet më parë, ne morëm masa për t’i dhënë klubit tonë një nga stadiumet më të mira në botë, i cili do të na shohë në një të ardhme fituese dhe të qëndrueshme. Ky përfaqëson një hap paraprak në evoluimin e këtij procesi, por është një tjetër provë e rritjes së vazhdueshme të Milanit, si në fushë ashtu edhe jashtë saj”, ka thënë presidenti i kuqezinjve, Paolo Scaroni.

Manica nuk do të projektojë vetëm fushën e futbollit, por të gjithë parkun argëtues dhe objektet e tjera shoqëruese. Kapaciteti i stadiumit të ri të Milanos do të jetë 70,000, që është pothuajse 20,000 më pak se San Siro aktual, por do të jetë pakrahasueshëm më modern. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Atletico Madridit bëhet lojtari i parë që e pranon se Julian Alvarez kishte goditje të dyfishtë të topit

Ylli i Atletico Madridit bëhet lojtari i parë që e pranon se Julian Alvarez kishte goditje të dyfishtë të topit

Liga e Kampionëve
Reagon për herë të parë Julian Alvarez pas incidentit me penalltinë, i dërgon mesazh Real Madridit

Reagon për herë të parë Julian Alvarez pas incidentit me penalltinë, i dërgon mesazh Real Madridit

Liga e Kampionëve
Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Liga e Kampionëve
Kush do të fitojë Ligën e Kampionëve sipas superkompjuterit Opta?

Kush do të fitojë Ligën e Kampionëve sipas superkompjuterit Opta?

Liga e Kampionëve
Granit Xhaka renditi lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave - por përzgjedhja e tij shkakton debat

Granit Xhaka renditi lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave - por përzgjedhja e tij shkakton debat

Bundesliga
Kosova triumfon ndaj Ukrainës dhe mban gjallë shpresat për

Kosova triumfon ndaj Ukrainës dhe mban gjallë shpresat për "Euro 2026"

Hendboll
Kalo në kategori