Gjiganti italian, Milan ka shënuar fitore të thellë 6-0 ndaj Shkëndijës së Tetovës në kuadër të Ligës së Evropës.

Ndeshja e parë i takoi ‘Rossonerëve’ pas një paraqitje fantastike në fushë.


Në praninë e mbi 40 mijë tifozëve, skuadra e Vincenzo Montellës ka shkëlqyer duke shënuar nga tre gola në secilën pjesë.

Serinë e golave e hapi sulmuesi i talentuar Andre Silva pas 13 minutave lojë.

Në minutën e 25-të, mesfushori italian Ricardo Montolivo dyfishoi epërsinë pas asistimit nga Suso.

Vetëm tre minuta më vonë, Andre Silva shënoi golin e dytë personal për ta ngritur epërsinë e Milanit në 3-0.

eea8c1e8f7d172e10c4a5196d8815f6c 67656 1502999167

Me epërsinë e trefishtë të vendasve skuadrat shkuan në pushim prej 15 minutave.

Pas 22 minutave lojë në pjesën e dytë, ishte sulmuesi tjetër i transferuar këtë verë te Milani, Fabio Borini që ngriti epërsinë në 4-0, ku u shërbye mirë nga Andre Silva.

ballistet1

Dy minuta më vonë, mbrojtësi Luca Antonelli shënoi për 5-0.

ae7709655381c71b27e260d79aeb662b 92742 1502999168

Pesë minuta para fundit të ndeshjes, Ricardo Montolivo gjeti edhe njëherë rrjetën duke shënuar golin e dytë personal për 6-0.

Me këtë fitore të thellë, Milani me një këmbë është në grupet e Ligës së Evropës, pasi vështirë se do të ndodhë një mrekulli që Shkëndija ta rikthejë rezultatin në ndeshjen e kthimit e cila zhvillohet pas një jave në Shkup.

cf3a910899bc9b4eb2d0cdc5bbee8262 80878 1502998326

Sa i përket tifozëve shqiptarë, Ballistët nga Tetova dhuruan spektakël në ‘San Siro’, me këngë dhe koreografit e tyre.

Ballistët shpalosën një flamur gjigantë në San Siro dhe nuk u ndalën në përkrahje të Shkëndijës në asnjë moment.

Të pranishëm në stadium ishin edhe shumë fytyra të njohura publike nga show bizi dhe politika në përkrahje të Shkëndijës.

Vlen të ceket që nga afër këtë takim e përcolli edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. /Telegrafi/

telegrafi sport app