Milani do të tentojë transferimin e një mesfushori ofensivë gjatë afatit kalimtar të janarit.

Gjiganti italian dëshiron ta përforcojë repartin e mesfushës dhe tani kanë gjetur lojtarin e duhur.


Mesfushori japonez, Daichi Kamada është në listën e transferimeve të Milanit.

Calciomercato ka raportuar se trajneri Stefano Pioli e pëlqen shumë lojtarin dhe ka dhënë dritën e gjelbërt për transferimin e tij.

Eintracht Frankfurt gegen FC Bayern Munchen 2 1 Bundesliga Leroy Sane Daichi Kamada

25-vjeçari aktivizohet në Bundesliga me Eintracht Frankfurtin dhe shihet si zëvendësuesi perfekt i Hakan Calhanoglut i larguar në verë.

Kamada luan mjaftë mirë me topin si dhe ka aftësi të mira shënimi e për të asistuar, gjë që i pëlqen kjo Piolit.

Rossonerët do të tentojnë gjatë janarit afrimin e lojtarit, ku janë të gatshëm të ofrojnë 20 milionë euro. /Telegrafi/

telegrafi sport app