Milot Rashica nuk u largua nga Werder Bremen as gjatë afatit kalimtar të janarit.

Interesime dhe oferta pati për yllin nga Vushtrria, por jo sa për ta kënaqur klubin që zotëron kartonin e tij, Werder Bremen.


Aston Villa dhe Hertha Berlin e deshën kosovarin në janar, por ofertat e tyre ishin më të ulëta se sa shuma që kërkonte Werder.

Sulmuesi i Kosovës duket interesant për klubet e njohura evropiane, derisa tanimë Milani është në garë për të.

24903771 im spiel des sv werder bremen gegen gladbach haette sich milot rashica mit einem tor fuer einen transfer in erinnerung bringen koennen die chance ea7

Ka qenë mediumi italian Calciomercato që ka raportuar se Rossonerët në verë do të tentojnë afrimin e yllit nga Kosova.

Gjithnjë sipas këtij mediumi, Milan do të kërkojë transferimin e Rashicës nëse nuk arrijnë të afrojnë francezin Florian Thauvin.

Nga ana tjetër Werder nuk lëkundët nga qëndrimet e saj pasi dëshiron 15 milionë euro për ta lënë të lirë Rashicën. /Telegrafi/

telegrafi sport app