Milani ka vendosur radarët e tyre ndaj sulmuesit të Ajaxit, Kasper Dolberg, por agjenti i 19-vjeçarit këmbëngul se nuk ka folur ende me ndonjë klub italian.

Talenti Dolberg tashmë ka një paraqitje për kombëtaren e parë të Danimarkës dhe ka shënuar 20 gola me tetë asistime në 44 ndeshje konkurruese për Ajaxi këtë sezon.


Dolberg gjithashtu gjeti golin në fitoren e gjysmëfinales të Ligës së Evropës në mbrëmjen e së mërkurës ndaj Olympique Lyonnais.

Milani është duke u bashkuar në listën e klubeve anembanë Evropës të cilët janë të interesuar për shërbimet e adoleshentin për sezonin e ardhshëm.

Dolberg kishte zëvendësuar në thelb në ekipin e parë të skuadrës nga Arena Amsterdam për Arkadiusz Milik pas transferimit të tij në Napoli.

“Unë nuk kam biseduar ende me ndonjë klub italian”, ka thënë agjenti i Dolbergut për Sport Mediaset.

Ndryshe, vlera e kartonin për yllin danez tashmë besohet të jetë në rajonin e rreh 25 milionë eurove. /Telegrafi/

telegrafi sport app