Milani pranë arritjes së marrëveshjes për huazimin e Benatias

Milani është afër arritjes së marrëveshjes për transferimin e mbrojtësit të Juventusit, Medhi Benatia.
Sipas Sport Mediaset, qendërmbrojtësi maroken planifikon të largohet nga Zonja e Vjetër në afatin kalimtar të janarit.

Për këtë arsye, Rossonerët planifikojnë që ta huazojnë futbollistin deri në fund të sezonit.
Njëherësh, Milani dëshiron ta përfshijë në marrëveshje opsionin e blerjes për 15 milionë euro në verën e ardhshme.

31-vjeçari ka regjistruar vetëm pesë paraqitje për Bianconerët këtë sezon. Kjo për faktin se zgjedhjet e para të Massimiliano Allegrit në qendër të mbrojtjes janë Leonardo Bonucci dhe Giorgio Chiellini.
Benatia është pjesë e Juves nga viti 2016 kur u transferua nga Bayern Munichu. /Telegrafi/



















































