Sipas mediave italiane, Milani po konsideron rikthimin e Vincenzo Montellas në stolin e skuadrës nëse e shkarkojnë trajnerin aktual, Gennaro Gattuso.

Montella i njohur si "Aeroplanino" u shkarkua nga Rossonerët muajin e kaluar, me trajnerin e ekipit të të rinjve, Gattuson, që u ngrit në krye të skuadrës.


Megjithatë, pas marrjes së vetëm katër pikë nga katër ndeshje, 'Rino' thuhet se rrezikohet nga shkarkimi i tij.

Kushti i Gattusos për të qëndruar në krye të skuadrës është përmirësimi i rezultateve në dy ndeshjet e ardhshme.

Gattuso 4 Milani nuk po këndellet as nën drejtimin e Gattusos (Getty Images)

Mediumi italian La Stampa pajtohet që puna e ish-mesfushorit është në rrezik, dhe një humbje kundër Interit në Kupën e Italisë të mërkurën mund të shohë
Gattuson e shkarkuar.

Montella është ende nën kontratë nga Diavolo, kështu që gazeta beson se kthimi i tij do të ishte zgjidhja më logjike për klubin kuqezi.

Rikthimi i e një trajneri të shkarkuar nuk është në fakt i pazakontë në Itali, pasi kontratat e tyre rrallë ndërpriten pas shkarkimit.

Megjithatë, nuk dihet nëse Montella është i pajtimit të rikthehet pasi shkarkimi nga detyra ka dhimbur jo pak për italianin. /Telegrafi/

telegrafi sport app