LAJMI I FUNDIT:

Milani po e kërkon zëvendësuesin e Donnarummas

Milani po e kërkon zëvendësuesin e Donnarummas
(Foto: Instagram/gigiodonna99)

Milani është në bisedime për të rinovuar kontratën e Gigio Donnarummas, por sipas disa raportimeve në Itali, Rossonerët po konsiderojnë gjithashtu zëvendësime të mundshme për lojtarin italian.

Kontrata e gardianit prej gjashtë milionë euro në vit skadon në qershor dhe La Gazzetta dello Sport raporton se Rossonerët i kanë ofruar 22-vjeçarit një marrëveshje të re tetë milionë në vit.

Agjenti i lojtarit Mino Raiola as nuk e ka pranuar ose refuzuar propozimin, por ka marrë kohë para se të vendosë.


Foto: Pierluigi Gollini

Milani e konsideron vazhdimin e kontratës së Donnarummas si prioritet i tyre, por disa raportime në Itali sugjerojnë që klubi po vlerëson gjithashtu zëvendësimet e mundshme për lojtarin italian.

Mike Maignan i LOSC Lille, Juan Musso i Udineses dhe Pierluigi Gollini i Atalanta janë shfaqur si objektiva transferimi konkret për Djallin, sipas La Gazzetta dello Sport.

Foto: Mike Maignan

Gazeta raporton se Zlatan Ibrahimovic është një admirues i Maignan pasi francezi luante në ekipet e të rinjve të PSG-së kur Ibra po luante në Parkun e Princave.

Sky Sport konfirmon që portieri i Lille është në radarin e Milanit dhe e njëjta gjë është e vërtetë për Alphonse Areolan i cili është aktualisht i huazuar në Fulham nga PSG.

Foto: Juan Musso

Sa i përket Musso dhe Gollini, çmimi që kërkojnë Udineses dhe Atalanta është rreth 30 milionë euro për të dy portierët.

Nëse Donnarumma nuk arrin të nënshkruajë një rinovim të kontratës, njëri prej tyre mund ta zëvendësojë atë në Milano në edicionin 2021-22. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Man City - Real Madrid: Ancelotti starton me befasi në mbrojtje, nuk dorëzohet në sulm - formacioni zyrtar

Man City - Real Madrid: Ancelotti starton me befasi në mbrojtje, nuk dorëzohet në sulm - formacioni zyrtar

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
UEFA mbush 'arkën' e Liverpoolit me ndeshjet e fituara në Ligën e Kampionëve

UEFA mbush 'arkën' e Liverpoolit me ndeshjet e fituara në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Erik ten Hagut i ofrohet një mundësi fantastike për t'u rikthyer si trajner, katër muaj pasi u shkarkua nga Man United

Erik ten Hagut i ofrohet një mundësi fantastike për t'u rikthyer si trajner, katër muaj pasi u shkarkua nga Man United

Ligat tjera
Ishte afër kalimit në Ligën Premier, lojtari kroat përjashtohet për katër vite nga futbolli

Ishte afër kalimit në Ligën Premier, lojtari kroat përjashtohet për katër vite nga futbolli

Ligat tjera
Kalo në kategori