Milani për fitore ndaj Bolognas, formacionet zyrtare

Milani dhe Bologna kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Serie A.
Rossonerët janë nikoqir të Bolognas në ndeshjen e vlefshme për javën e 35-të në Serie A, e cila zhvillohet në San Siro nga ora 20:30.
Skuadra e Gennaro Gattusos vjen pas një barazimi dhe një humbje në dy ndeshjet e fundit dhe synon fitore për t'i mbajtur gjallë shpresat për një vend në Ligën e Kampionëve.
Në anën tjetër, mysafirët vijnë nga një formë pozitive me tri fitore dhe një barazim dhe synojnë rezultat pozitiv pasi ende nuk e kanë siguruar matematikisht mbijetesën.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.
Milan: Donnaruma; Abate, Musacchio, Zapata, Rodriguez; Kessie, Biglia, Paqueta; Suso, Piatek, Calhanoglu.
Bologna: Skorupski; Calabresi, Danilo, Evengelista, Dijks; Poli, Pulgar, Svanberg; Orsolini, Palacio, Sansone.
/Telegrafi/





















































