Milani nuk ka arritur të marr më shumë se një barazimin ndaj Udineses (1-1).

Milani e nisi mirë takimin duke radhitur disa raste para portës së Juan Musso.


Lucas Paqueta provoi i pari, por gjuajtja e tij shkoi mbi portë.

Pas tij provoi edhe Patrick Cutrone, por Musso e mbajti portën e paprekur.

Pastaj ishte radha e Krzysztof Piatek që fillimisht dështoi, por në herën e dytë shënoi gol në minutën e 44-të.

GettyImages 1134492414 Goli i Krzysztof Piatek . (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)

Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat.

Pjesa e dytë nisi me më pak raste dhe më e kujdesshme.

Udinese arriti të shënojë golin e barazimit me Kevin Lasagnan në minutën e 65-të.

GettyImages 1134484034 Lucas Biglia e Valon Behrami . (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)

Valon Behrami luajti deri në minutën e 76-të, kur bëri një paraqitje të mirë.

Milani kishte rast shumë të mirë me Samu Castillejon në fund, por topi shkoi në duart e portierit Musso.

GettyImages 1134500707 Samuel Castillejo . (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)

Deri në fund nuk kishte më gola dhe Milani nuk arriti më shumë se një barazim, që e mban në pozitën e katërt me 52 pikë. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app