LAJMI I FUNDIT:

Milani nis kontaktet me Herthën, Lazaro mund t’i bashkohet në janar

Milani nis kontaktet me Herthën, Lazaro mund t’i bashkohet në janar

Milani duket se do të shpenzojë gjatë afatit kalimtar të janarit.

Skuadra e madhe italiane po vuan për një mbrojtës të djathtë, pasi Andrea Conti ende nuk është gati për tu rikthyer në fushë.

Në anën tjetër Abate është në përfundim të karrierës dhe nuk po arrin të bëjë më të mirën në krahun e djathtë të mbrojtjes.


Kësisoj Rossonerët kanë menduar transferimin e një mbrojtësi të djathtë dhe duket se e kanë gjetur atë në Bundesliga.

22-vjeçari austriak Valentino Lazaro ka shkëlqyer me Hertha Berlinin këtë edicion në Bundesliga.

Valentino Lazaro. (Photo by Charles McQuillan/Getty Images/Guliver)

Sipas asaj që ka raportuar La Gazzetta dello Sport, Milani ka nisur kontaktet me Herthën e Berlinit për lojtarin.

Reprezentuesit austriak i ka pëlqyer ideja për tu transferuar në Milan dhe i ka dhënë leje klubit të bisedojë me klubin italian.

Milani për ta bindur Herthën ta lë të lirë yllin e tyre, është gati të paguajë në janar rreth 20 milionë euro.

Lazaro këtë edicion ka arritur të shënoj dy gola në Bundesliga dhe ka bërë tre asistime. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gjest i paprecedent në ndeshjen Espanyol-Barcelona: Lojtarja kapet nga kamerat duke e prekur kundërshtaren, por fjalët e saj ishin shokuese

Gjest i paprecedent në ndeshjen Espanyol-Barcelona: Lojtarja kapet nga kamerat duke e prekur kundërshtaren, por fjalët e saj ishin shokuese

Ligat tjera
“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

Ligat tjera
Pronari i Cluj zbulon shifrën e paguar për Lindon Emërllahun dhe detajet e tjera të marrëveshjes

Pronari i Cluj zbulon shifrën e paguar për Lindon Emërllahun dhe detajet e tjera të marrëveshjes

Ligat tjera
Kaos tek Real Madridi, pesë yje rrezikojnë suspendimin ndaj Manchester Cityt

Kaos tek Real Madridi, pesë yje rrezikojnë suspendimin ndaj Manchester Cityt

Liga e Kampionëve
Gjiganti i Seria A do të futet në garë për  Virgil van Dijk

Gjiganti i Seria A do të futet në garë për Virgil van Dijk

Serie A
Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Ndërkombëtare
Kalo në kategori