Milan ka arritur të transferojë një mesfushor.

Bëhet fjalë për argjentinasin Jose Sosa, i cili deri më tani ka qenë pjesëtar i skuadrës turke të Besiktasit.


Sipas medieve turke, skuadra italiane dhe kampioni i Turqisë kanë arritur një marrëveshje që kap shifrat prej 7.5 milionë euro, transmeton Telegrafi.

Mesfushori 31-vjeçar sezonin e kaluar ka luajtur 41 ndeshje për Besiktasin, ku ka shënuar nëntë gola dhe 13 asistime.

Kujtojmë se disa ditë më parë Milan i është shitur një kompanie kineze, e cila ka premtuar shlyerjen e borxheve dhe blerjen e disa futbollistëve. /Telegrafi/

telegrafi sport app