Milani ka fituar ndaj Lazios në ndeshjen e dytë të gjysmëfinales së Kupës së Italisë dhe kështu preku finalen pas akordimit të penalltive.

Ishte një lojë e mirë nga të dy anët, por vendasit tentuan më shumë drejt portës kundërshtare.


Thomas Strakosha 5 (Foto: Getty Images)

Pjesa e parë i takoi Lazios, ndërsa shansin më të mirë e kishte Ciro Immobile në minutën 36-të.

E dyta filloi me atë të Davide Calabrias, por Thomas Strakosha bëri një pritje të mirë.

Hakan Calhanoglu (Foto: /Getty Images)

Katër minuta më vonë kishte mundësi të bukur Hakan Calhanoglu pas topit të bukur nga Giacomo Bonaventura.

Pasi koha e rregullt përfundoi pa gola, ashtu si dhe vazhdimet dhe fituesi u kërkua nga penalltitë.

Patrick Cutrone Lucas Leiva (Foto: Getty Images)

Në penallti fitoi klubi nga Milano me rezultat 4-5 pasi Gianluigi Donnarumma  bëri disa pritje fantastike të penalltive.

Në finale Milani do të luajë kundër Juventusit që u kualifikua duke triumfua ndaj Atalantas në gjysmëfinale. /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x6ffihs

telegrafi sport app