Milani do t’i ketë gati Alessio Romagnolin dhe Gianluigi Donnarumman në dispozicion për ndeshjen e ardhshme të Serie A kundër Parmas.

Romagnoli u lëndua në kofshën e djathtë gjatë fitores 1-0 të Milanit ndaj Lazios të dielën.


Sport Mediaset njofton se mbrojtësi do të jetë i gatshëm për ndeshjen e fundjavës ndaj Parmas.

GettyImages 1127629064 Alessio Romagnoli. (Photo by Marco Rosi/Getty Images)

Kapitenit të Rossonerëve do t’i bashkohet edhe portieri Gianluigi Donnarumma, i cili i ka kaluar dy javët e fundit duke u rikuperuar nga një problem muskulor.

I njëjti burim shkruan se Davide Calabria do të përfshihet në skuadër, pasi lëndimit në gju, ndërsa Lucas Paqueta synon të kthehet për ndeshjen ndaj Torinos më 28 prill.

GettyImages 1026698884 Donnarumma e Romagnoli. (Photo by Claudio Villa/Getty Images)

Milani po lufton me të gjitha forcat që të kualifikohet për në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/

telegrafi sport app