Sipas raportimeve të Sky Sports, Milani ka vendosur të heqë dorë nga ndjekja e sulmuesit të Manchester United, Rasmus Hojlund.

Kuqezinjtë kanë zhvilluar bisedime me klubin anglez dhe me vetë lojtarin për një kohë të gjatë, por palët nuk arritën të gjenin një marrëveshje përfundimtare.


Pas këtij dështimi, drejtuesit e Milanit kanë lëvizur shpejt për të identifikuar një alternativë.

Objektivi kryesor tani është Victor Boniface, sulmuesi i Bayer Leverkusen, i cili ka shkëlqyer në Bundesligë dhe ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të mëdha evropiane.

Ka optimizëm të madh në ambientin kuqezi se transferimi mund të realizohet. Plani i Milanit është që Boniface të huazohet fillimisht, me një klauzolë blerjeje të përcaktuar në rreth 31 milionë euro.

Një marrëveshje e tillë shihet si shumë më e favorshme ekonomikisht krahasuar me tratativat e gjata për Hojlundin.

Nga ana tjetër, Manchester United mbetet i hapur për shitjen e sulmuesit danez, por largimi i Milanit nga gara pritet të reduktojë ndjeshëm opsionet për ta transferuar atë gjatë këtij merkatoje.

Ky zhvillim tregon qartë se Milani po synon të përforcojë repartin ofensiv pa humbur kohë, ndërsa Boniface shihet si një profil që mund të përshtatet shpejt në Serie A dhe të sjellë risi në lojën e skuadrës së trajnerit Max Allegri. /Telegrafi/

telegrafi sport app