Skuadra italiane Milan është duke tentuar ta ndërtojë një skuadër konkurruese për edicionin e ri.

Rossonerët kanë në shënjestër mesfushorin francez të Chelseat, Tiemoue Bakayoko.


24-vjeçari nuk është në planet e trajnerit italian Maurizio Sarri dhe po kërkon një klub të ri.

Mediat italiane kanë raportuar se Rossonerët kanë nisur kontaktet me Chelsean për huazimin e lojtarit.

GettyImages 907533240 1 Tiemoue Bakayoko. (Getty Images)

Milani ka kërkuar huazimin e lojtarit për një vit me të drejtë blerje në fund të stinorit për 30 milionë euro.

Problemi i vetëm qëndron tek paga e madhe që lojtari ka në Londër te Chelsea.

Kuqezinjtë po tentojnë të bindin Chelsean që në vitin e parë paga e lojtarit të paguhet përgjysmë.

Përveç Milanit në garë për reprezentuesin francez janë edhe Marseille, Dortmund dhe Sevilla. /Telegrafi/

telegrafi sport app