Milani me gjashtë mungesa të mëdha ndaj Veronës

Milani do të ketë mungesa të mëdha si Zlatan Ibrahimovic, Simon Kjaer, Rade Krunic, Ismael Bennacer, Lucas Biglia dhe Leo Duarte për takimin e tyre me Hellas Verona.
Rossonerët luajnë në shtëpi ndaj Veronës në takimin e vlefshëm për javën e 22-të në Serie A, takim që zhvillohet në San Siro nga ora 15:00.
Trajneri Stefano Pioli kishte paralajmëruar në konferencën e tij për shtyp se Ibrahimovic dhe Kjaer kishin vuajtur nga simptomat e gripit për disa ditë.
Dhe, tani ka ardhur konfirmimi se lojtarët e lartcekur do të jenë dy nga katër mungesat e mëdha të Milanit ndaj Veronës.
Përveç këtyre dy lojtarëve, Milanit do t’i mungojë edhe Krunic, i cili ka një problem muskulor dhe Bennacer që është i pezulluar.
Biglia dhe Duarte gjithashtu janë të lënduar, kështu që Alexis Saelemaekers merr thirrjen e tij të parë, së bashku me Daniel Maldini - djali i legjendës Paolo dhe nipi i Cesares.
Skuadra e Milanit për ndeshjen ndaj Veronës:
Portier: Begovic, A. Donnarumma, G.Donnarumma; Mbrojtës: Calabria, Conti, Gabbia, Hernandez, Laxalt, Musacchio, Romagnoli;Mesfushorë: Bonaventura, Brescianini, Calhanoglu, Kessie, Paqueta, Saelemaekers;Sulmues: Castillejo, Leao, Rebic, Maldini/Telegrafi/















































