LAJMI I FUNDIT:

Milani gati ofertën për Mahrezin

Milani gati ofertën për Mahrezin

Milani është i gatshëm që të bëjë ofertë për yllin e Leicesterit, Riyad Mahrez.

Me Milanin që së shpejti do të blihet nga një grup kinez, priten edhe investimet.

Janari do të jetë i nxehtë në Milanello dhe tashmë emri që po lakohet është Riyad Mahrez, shkruan Telegrafi.


Calciomercato shkruan se Mahrez është lart në listën e grupit kinez të Milanit.

Rossonerët janë në treg për lojtarë të fortë në krah, repart ku do të investohet shumë në dy afatet kalimtare.

Mahrez ka kontratë me Leicesterin deri në verë të vitit 2020. /Telegrafi/