LAJMI I FUNDIT:

Milani e nis edicionin e ri me fitore komode në udhëtim te Bologna

Milani e nis edicionin e ri me fitore komode në udhëtim te Bologna

Milani e ka nisur sezonin 2023/24 në Serie A me fitore komode në udhëtim te Bologna.

Pas vetëm 11 minutash lojë, Rossonerët kaluan në epërsi me golin e Olivier Giroud, që u asistua prej Reujnders.

Vetëm 11 minuta kaluan nga goli i parë dhe Milani dyfishoi epërsinë, tani me anë të Christian Pulisic që debutoi me gol në elitën e futbollit italian, me Giroud që ishte asistuesi.


Me këto dy gola edhe përfundoi pjesa e parë, ndërsa 45 minutat e dytë ishin të varfër për nga pjesa e golave.

Rastin më serioz në këtë pjesë e pati Dan Ndoye (60′) i Bolognas, por që goditja e tij përfundoi jashtë.

Milani tregoi në këtë ndeshje se kanë një skuadër me shumë cilësi dhe do të synojnë për Scudetto, por që ka ende nevojë për komponim mes lojtarëve.

Milani mori tri pikët e para qysh në ndeshjen e parë, ndërsa në xhiron e dytë do të kenë punë me Torinon. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

Në trend Sport

Më shumë
Momenti kur Xherdan Shaqiri për pak sa nuk e realizoi golin më të bukur në Euro 2024 - nga goditja e këndit qëlloi shtyllën

Momenti kur Xherdan Shaqiri për pak sa nuk e realizoi golin më të bukur në Euro 2024 - nga goditja e këndit qëlloi shtyllën

Përfaqësueset
Neuer i hap rrugën largimit nga Bayerni, por refuzon transferimin tek dy shtete

Neuer i hap rrugën largimit nga Bayerni, por refuzon transferimin tek dy shtete

Bundesliga
Saka me deklaratë të madhe për Granit Xhakën pas kualifikimit në gjysmëfinale

Saka me deklaratë të madhe për Granit Xhakën pas kualifikimit në gjysmëfinale

Përfaqësueset
Gjesti i jashtëzakonshëm i tifozëve të Spanjës për Kroosin është bërë viral në rrjetet sociale

Gjesti i jashtëzakonshëm i tifozëve të Spanjës për Kroosin është bërë viral në rrjetet sociale

Përfaqësueset

"Nuk ka asgjë më brutale se të eliminohesh me penallti" - Shaqiri flet pas humbjes nga Anglia

Përfaqësueset
Si e shpjegon UEFA penalltinë e paakorduar për Gjermaninë pas prekjes me dorë të Cucurellas

Si e shpjegon UEFA penalltinë e paakorduar për Gjermaninë pas prekjes me dorë të Cucurellas

Përfaqësueset
Kalo në kategori