LAJMI I FUNDIT:

Milani e do Cuadradon, Chelsea i vë çmim

Milani e do Cuadradon, Chelsea i vë çmim

Milani vazhdon të kërkojë shërbimet e Juan Cuadrados, por Chelsea kërkon 30 milionë euro për anësorin.

Kolumbiani e kaloi sezonin e kaluar si huazim te Juventusi, por menaxheri i ri i Bluve, Antonio Conte, është admirues i tij dhe e do në skuadër.

Edhe pse klubi anglez nuk e ka në plan ta shesë, mediat raportojnë se një ofertë e mirë mund ta rikthejë atë në Serie A.


Leggo bën të ditur se Rossonerët duhet të paguajnë 30 milionë euro nëse duan ta transferojnë në San Siro.

Klikoni këtu për të gjitha lajmet rreth TRANSFERIMEVE

Mirëpo, klubi italian do të përpiqet që ta ulë çmimin e lojtarit në ditët në vijim. /Telegrafi/