Milani thuhet se ka avancuar bisedimet për rinovimin e kontratës së Giacomo Bonaventuras, i cili duhet të rikthehet në muajin e ardhshëm nga lëndimi.

Sipas gazetarit Gianluca Di Marzio, Milani tashmë ka filluar punën për një kontratë të re për Bonaventurën, marrëveshja e tanishme e së cilës skadon vitin e ardhshëm.


Mesfushori ka luajtur vetëm tetë herë në Serie A sezonin e kaluar për shkak të një dëmtimi të rëndë në gju, megjithëse ai arriti t'i shënojë tre gola.

Di Marzio shton se po rikthimi i tij në fushë po afrohet, me një rikthim të planifikuar për në muajin gusht.

bonaventura.arrabbiato.milan .sassuolo.2018.

Bonaventura, i cili mbush 30 vjet muajin e ardhshëm dhe përfaqësohet nga Mino Raiola, u bashkua me Rossonerët nga Atalanta në verën e vitit 2014 për 7 milionë euro.

Ai ka shënuar 31 gola dhe 16 asistime në 152 paraqitje për klubin italian. /Telegrafi/

telegrafi sport app