Natyrisht, derbi i kësaj jave në Serie A, që do të vë përballë Milanin dhe Juventusin, zgjon interesim të shtuar tek opinioni futbolldashës. Të gjithë tashmë kanë bërë planet e tyre për fundjavë dhe të gjithë bisedojnë se kush do ta fitojë derbin. Ne ju sjellim pesë mënyrat me të cilat mund të mposhtin njëra-tjetrën skuadrat.
Pesë mënyrat se si Milani mund ta mposhtë Juventusin
1) Sulmoni qendërmbrojtësit
Robinho dhe Alexandre Pato kanë shpejtësinë dhe truqet në gjak, përderisa këto aspekte janë pika të dobëta te mbrojtësit e Juventusit. Nëse dyshja e shpejtë braziliane sulmon mbrojtjen prej katër njerëzve të Juventusit, atëherë kjo taktikë do dalë e frytshme, pasi që gjigantët torinezë do të rraskapiten.
2) Mos luani lojën: ‘jepjani topin Ibrës’
Kjo është një ndër pikat kyçe që duhet të ndiqen. Në të kaluarën, Giorgio Chiellini arriti që më shpesh se ç’ishte menduar ta ndalë Ibrahimovicin në duelet e forta fizike, gjatë përballjeve një në një. Suedezi si pikë fokale e lojës do t’i përshtatej Juventusit që do ta përtypte Milanin, ndërsa futbolli i pastër do të ishte shumë më i suksesshëm se sa një sulmues njëdimensional 29 vjeçar.
3) Mbani mend, mos u lodhni në mesfushë
Simone Pepe, Felipe Melo dhe Claudio Marchisio janë të gjithë motorë të gjallë të aftë për të vrapuar e stërvrapuar në krahasim me Andrea Pirlon, Gennaro Gattuson ose Clarence Seedorfin, por juventinëve u mungon kreativiteti dhe aftësia për ta mbajtur topin, veti kjo që vendasit e posedojnë. Hyrja në luftë në mes të fushës do t’u jipte përparësi Bianconerëve. Nëse mundësohet qarkullimi i topit, atëherë Juventusi do të detyrohet të bëjë ndonjë plan tjetër.
4) Të luani me vijë të gjatë të mbrojtjes
Me Amaurin dhe Vincenzo Iaquintan të lënduar, Juventusi do të detyrohet që në sulm të luajë me dy sulmues të cilët nuk janë tipikë ekstremë, Alessandro Del Piero dhe Fabio Quagliarella, të dy këta që pritet të tërhiqen nga zona për të pranuar topa. Një vijë e gjatë e mbrojtjes së Milanit do ta bënte diferencën në posedimin e topit.
5) Kujdes me top dhe keni durim
Juventusi, pa të suspenduarin Milos Krasic, sipas të gjitha gjasave do të luajë me kundërsulme në San Siro, përderisa Milani nuk duhet të frustrohet dhe të ngulfatet në posedim të topit. Fatmirësisht, në mbajtje të topit Rossonerët janë mjeshtër të vërtetë. Nuk ka nevojë për t’u nxituar nëse Juventusi sprapset dhe dëshiron që të shtypet në pjesfushën e vet, kështu që durimi është një veti që mund të shërbejë në lëvizshmërinë e topit.
Pesë mënyrat se si Juventusi mund ta mposhtë Milanin
1) Atakoni mbrojtësit
Të dyja ekipet janë ekstremisht të dobëta në qendër të mbrojtjeve, ndërsa mungesa e Milos Krasic, do të detyrojë hyrjen në aksion të Simone Pepes dhe Jorge Martinezit, të cilët ua bënë bajat futbollin Daniele Boneras dhe Massimo Oddos në të kaluarën. Sulmuesit Alessandro Del Piero dhe Fabio Quagliarella gjithashtu duhet t’u ndihmojnë mesfushorëve.
2) Plaku Pirlo
Nëse i jepni një herë topin fituesi të Kupës së Botës në vitin 2006, atëherë ai do të diktojë, krijojë dhe do të pasojë deri sa të vdisni. Por, përgjatë sezoneve të kaluara, përderisa ai është moshuar, Pirlo është bërë i padobishëm kur është vënë nën presion prej kundërshtarëve fizikë. Ky do të jetë rast i përkryer për Felipe Melon, që t’u tregojë të gjithëve se ai po kthehet në formën më të mirë.
3) Testojeni Abbiatin dhe mbrojtjen e Milanit nga ndërprerjet
Abbiati rastësisht mund t’u zhgënjejë pas ndërprerjeve, pasi që ai preferon ta grushtojë topin pas një harkimi se sa ta kapë atë. Me Amaurin dhe Vincenzo Iaquintan të lënduar, harkimet nga loja e hapur do të jenë të pasuskesshme. Por, Juventusi mund të dëmtojë Rossonerët nga ndërprerjet, me Giorgio Chiellinin, Leonardo Bonuccin dhe Felipe Melon, të gjithë këta fenomenalë në ajër.
4) Luani shpejtë
Nëse shikojmë pikën 2) të Juventusit, atëherë kjo pikë do të detyrojë fansat e epokës Platini – Zidane, të pranojnë se Juventusi luajti vetëm taktikisht, pa shfrytëzuar aftësitë teknike. Milani ka qenë e kundërta e kësaj dhe Real Madridi na ka treguar javën e kaluar se nëse luani shpejtë ndaj Rossonerëve, atëherë ata do të vuajnë, sidomos në mesfushë e cila përbëhet nga veteranë të tillë si Rino Gattuso, Clarence Seedorf dhe Pirlo.
5) I thoni Chiellinit ta nervozojë Ibrën
Vigani i Juventusit, Chiellini, ka bilanc të shkëlqyer ndaj Ibrahimovicit, nga koha e suedezit te Interi. Mbrojtësi fantastik rregullisht e frustronte dhe nervozonte Ibrën gjatë disa dueleve brutale në Derbi d’Italia. Ibrahimovic nervozohet shpejtë dhe mund të thyhet mentalisht, kështu që i mbetet Chiellinit që ta godasë në fytyrë dhe ta detyrojë Ibrën ta humbasë fokusin.
Derbi Milan – Juventus zhvillohet të shtunën në San Siro, me fillim nga ora 20:45.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë'Dora e hekurt' e Florentino Perez: Vë në shitje tre top lojtarë të Real Madridit
Rivaldo këshillon Barcelonën cilin top lojtar ta transferojë: "Përveçse një lojtar i madh, Barça ka një program me shumë ndeshje përpara"
Eksperti zbulon shortin 'e mundshëm' të raundit të 16-të të Ligës së Kampionëve dhe tifozët janë të shokuar nga disa përballje
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Marrëveshje shkëmbimi mes Real Madridit dhe Chelseat për Enzo Fernandez - asnjë shumë shtesë
Real Madrid është klubi i parë që fiton një miliardë euro në një vit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë