LAJMI I FUNDIT:

Milan hap bisedimet me Fenerbahcen për dyshen turke

Milan hap bisedimet me Fenerbahcen për dyshen turke

AC Milan tashmë po skanon tregun për objektivat e mundshëm me synimin që të përforcojnë ekipin gjatë afatit kalimtar të janarit si dhe gjatë verës.

Sipas raportimeve të fundit, “Rossonerët” kanë në radarin e tyre dy lojtarë të Fenerbahces dhe së shpejti pritet të hapin bisedimet me klubin turk.

Dy pozicionet që kuqezinjët kërkojnë të përforcojnë  janë krahu i majtë i mbrojtjes si dhe një mesfushor defanziv. Fatmirësisht, Yacine Adli dhe Rade Krunic kanë mbuluar për mrekulli këtë të fundit, por një zëvendësues i duhur për Theo Hernandez ende mungon.


Sipas Calciomercato, Milani ka në radarin e tij dy të rinj turq, të dy të lindur në 1999 (24 vjeç). I pari është Ferdi Kadioglu, mbrojtës i majtë i cili ka qenë në shënjestër të Napolit në të kaluarën dhe i dyti është mesfushori defanziv Ismail Yuksek.

Raporti pretendon se Milani ka një marrëdhënie shumë të mirë me palën turke si rezultat i bisedimeve për Arda Guler në verë. Edhe pse ky i fundit  përfundoi duke zgjedhur Real Madridin, dy klubet mbyllën negociatat me shumë respekt.

Mbetet të shihet se kur Milani do t’i përforcojë këto pozicione. Një sulmues pritet të transferohet gjatë verës në “San Siro” për një çmim të lartë, por megjithatë, ndoshta të paktën një nga pozicionet e lartpërmendura mund të përforcohet qysh në janar./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Avantazh i madh për Real Madridin për ndeshjen kthyese: Ylli i Man Cityt nuk luan në Bernabeu

Avantazh i madh për Real Madridin për ndeshjen kthyese: Ylli i Man Cityt nuk luan në Bernabeu

Liga e Kampionëve
U tha se fiton mbi tre milionë euro për ta mbrojtur Messin - truproja e argjentinasit mes thirrjeve për ndihmë në profesion mohon zërat

U tha se fiton mbi tre milionë euro për ta mbrojtur Messin - truproja e argjentinasit mes thirrjeve për ndihmë në profesion mohon zërat

Ligat tjera
Inteligjenca artificiale në rolin e trajnerit për ekipin norvegjez përfundoi si më keq: Portieri realizoi rivënie anësore dhe nëntë lojtarë në sulm

Inteligjenca artificiale në rolin e trajnerit për ekipin norvegjez përfundoi si më keq: Portieri realizoi rivënie anësore dhe nëntë lojtarë në sulm

Ligat tjera
Real Madridit iu ofrua audio nga VAR-i për ndërhyrjen brutale ndaj Mbappes në ndeshjen ndaj Espanyolit

Real Madridit iu ofrua audio nga VAR-i për ndërhyrjen brutale ndaj Mbappes në ndeshjen ndaj Espanyolit

La Liga
Antony po e dashuron jetë në Spanjë: Vendos statistikë të re te Real Betisi që nuk kishte ndodhur që 12 vite

Antony po e dashuron jetë në Spanjë: Vendos statistikë të re te Real Betisi që nuk kishte ndodhur që 12 vite

La Liga
Duke anashkaluar Messin, Marcelo tregon cili lojtar i Barcelonës ia bëri 'jetën ferrë' sa herë që përballeshin

Duke anashkaluar Messin, Marcelo tregon cili lojtar i Barcelonës ia bëri 'jetën ferrë' sa herë që përballeshin

La Liga
Kalo në kategori