Torino dhe Milan kanë barazuar me rezultat 2-2 në ndeshjen e vlefshme për javën e 20-të të Serie A.

Pjesa e parë e ndeshjes i takoi në tërësi skuadrës vendase, të cilët arritën të shënojnë dy gola, por edhe të humbin një penallti me anë të Adem Ljajic.


Për të parë golin e parë në këtë takim u desh të presim minutën e 21-të, kur sulmuesi më në formë italian, Andrea Belotti, shënoi nga afërsia për 1-0, pas asistimit të Ljajic.

torino

Për epërsinë prej 2-0 u përkujdes Marco Benassi, që shënoi një gol shumë të mirë në minutën e 26-të pasi më parë u Iago Falque, ndërsa penalltia u humb në minutën e 32-të dhe kjo pjesë përfundoi me epërsinë prej 2-0 të Torinos.

ljajic

Në pjesën e dytë futbollsitët e Milanit treguan krejt tjetër fytyrë duke arritur të rikthehen shpejt në lojë me dy gola të shënuara, të cilat barazuar rezultatin.

Së pari ishte mesfushori italian, Andre Bertolacci, që shënoi nga afërsia, por me ndihmën e teknologjisë u pranua ky gol i shënuar në minutën e 55-të.

bertolacci

Goli i barazimit nga Milani erdhi në minutën e 60-të të ndeshje, ku sulmuesi Carlos Bacca u tregua i saktë nga penaltia për të barazuar rezultatin në 2-2.

bacca1

Deri në fund të ndeshjes, të dy skuadrat patën edhe shumë raste të tjera për të shënuar golin e fitores, por nuk e arriti asnjëra dhe kështu ndeshja përfundoi me barazim 2-2. /Telegrafi/

https://twitter.com/TheFS_Live/status/821099402269966337

https://twitter.com/PlanetaFutebo12/status/821104753748901888

telegrafi sport app