Milani ka barazuar në shtëpi ndaj AEK-ut të Athinës me rezultat të bardhë 0-0 në kuadër të ndeshjes së tretë të grupeve në Ligën e Evropës.

Rossonerët nuk kanë mundur të vazhdojnë serinë e fitoreve në Ligën e Evropës pasi janë ndalur nga grekët e AEK-ut pas dy fitoreve radhazi.


Lojtarët e trajnerit Vincenzo Montella u mundun shumë të gjejnë golin e fitores, por nuk ja arritën atë për 90 minuta lojë, pasi hero i mysafirëve ishte portieri Giannis Anestis.

Ishte pikërisht portieri Anestis, i cili u vlerësua me notën më të lartë të takimin, 8.8, ndërsa nota më e ulët shkoi për bashkëlojtarin e tij, Petros Mantalos, që u vlerësua me 6.0.

Te Milani më i vlerësuari në këtë ndeshje ishin Manuel Locatelli dhe Davide Calabria, që u notuan me 7.7, ndërsa nota më e ulët shkoi për Andre Silvan dhe Leonadro Bonuccin, me nota 6.7. /Telegrafi/   Milan:

notat milani e1508447842937

AEK: 

notat milani 1 e1508447901806

telegrafi sport app