LAJMI I FUNDIT:

Mikullovci: Të mërkurën takimi konsultativ, të enjten seanca

Mikullovci: Të mërkurën takimi konsultativ, të enjten seanca

Megjithëse është caktuar një takim konsultativ me shefat e grupeve parlamentare, për të caktuar vazhdimin e seancës konstituive, kryesuesi i Kuvendit Adem Mikullovci tashmë e ka caktuar vazhdimin e seancës për të enjten.

Këtë e ka konfirmuar Mikullovci për KosovaPress. Ai tha se takimi konsultativ është të mërkurën, e seanca është caktuar për të enjten në orën 10:00.

“Të mërkurën e kemi takimin konsultativ. E seanca do të mbahet të enjten në orën 10:00. Seanca që do të mbahet të enjten, është caktuar javën e kaluar”, tha Mikullovci.


Ndryshe, të premten që shkoi kryesuesi ka mbajtur një takim me shefat e grupeve parlamentare, për të caktuar datën e vazhdimit të seancës, por pas këtij takimi shefat e Grupeve Parlamentare, u deklaruan se nuk kanë arritur ta caktojnë një datë se kur do të mbahet seanca.

Mikullovci i ka ftuar deputetët që të marrin pjesë në vazhdimin e seancës, e cila do të mbahet të enjten duke filluar nga ora 10:00, me të vetmen pikë të rendit të ditës zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.

Në trend Lajme

Më shumë
PDK kërkon shkarkimin e Fitore Pacollit dhe Faton Pecit pas skandalit të grantit prej 100 mijë eurove

PDK kërkon shkarkimin e Fitore Pacollit dhe Faton Pecit pas skandalit të grantit prej 100 mijë eurove

Lajme
Peci reagon ndaj akuzave: Nuk mund të më ndalni as me ujë e as me plumba

Peci reagon ndaj akuzave: Nuk mund të më ndalni as me ujë e as me plumba

Lajme
Parandalohet ngjarja e rëndë kriminale në Dibër - arrestohet 20 vjeçari që po qarkullonte me armë zjarri, doreza dhe benzinë në automjet

Parandalohet ngjarja e rëndë kriminale në Dibër - arrestohet 20 vjeçari që po qarkullonte me armë zjarri, doreza dhe benzinë në automjet

Lajme

"Për ne mbetesh gjithmonë 23-vjeçari i lirisë" - Ramush Haradinaj kujton vëllain e tij Luanin

Lajme
Heshtja kritike në BE për Kosovën dhe Serbinë

Heshtja kritike në BE për Kosovën dhe Serbinë

Lajme
​Dyfishohet numri i të prekurve me HIV në Kosovë, 29 raste të reja për vitin 2024

​Dyfishohet numri i të prekurve me HIV në Kosovë, 29 raste të reja për vitin 2024

Shëndetësi
Kalo në kategori