Ish kongresisti amerikan Eliot Engel ka përgëzuar popullin e Kosovës me rastin e 13-vjetorit të shpalljes së pavarësisë.
Ai në një postim në Twitter ka uruar që e ardhmja të sjellë paqe dhe prosperitet.
“Gëzuar Ditën e Pavarësisë #Kosovë! E ardhmja të sjellë paqe dhe prosperitet. # Kosova13”, ka shkruar ai.
Happy Independence Day #Kosovo! May the future bring peace and prosperity. #Kosova13 pic.twitter.com/5A3kjtqrBz
— Eliot Engel (@RepEliotEngel) February 17, 2021
Engel, një kongresist i njohur si përkrahës i madh i Kosovës dhe shqiptarëve, ka qenë i pranishëm në seancën solemne të Shpalljes së Pavarësisë më 17 shkurt 2008.
Eliot Engel pati peshë të rëndësishme në denoncimin e shkeljes së të drejtave të shqiptarëve nga Serbia i cili do të kulmonte me gjenocid në fund të viteve 90-ta.
Në periudhën kur Jugosllavia po shpartallohej dhunshëm, Engel u bë anëtar i Kongresit. Ai ishte ndër ligjvënësit e parë amerikanë që i bëri thirrje administratës së presidentit Bill Clinton të ndërhyjë ushtarakisht në Kosovë për t’i dhënë fund represionit të Millosheviqit.
Angazhimin nuk e ndali as pas përfundimit të luftës, duke lobuar për pavarësinë dhe forcimin e shtetit të Kosovës.
73-vjeçari kërkoi drejtësi për viktimat e luftës së fundit në Kosovë si dhe tre shqiptaro-amerikanët që janë ekzekutuar nga policia serbe në vitin 1999. Vrasësit e vëllezërve Bytyqi ende nuk janë zbuluar.
Ai e ka quajtur të padrejtë që Kosovës t’i kërkohet gjykimi i krimeve të luftës në Dhomat e Specializuara, e Serbia të amnistohet. /Telegrafi/