LAJMI I FUNDIT:

Mike Tyson shprehet ‘absolutisht’ i gatshëm të ndeshet me Jake Paul

Mike Tyson shprehet ‘absolutisht’ i gatshëm të ndeshet me Jake Paul
(Foto: NY Post)

Jake Paul e ka përmendur Mike Tysonin si një nga kundërshtarët e preferuar për këtë verë, ndërsa legjenda e boksit nuk do të hezitonte t’i dalë përballë boksierit aspirues.

Personaliteti i famshëm i mediave sociale, i shndërruar në boksier, në muajin gusht do të rikthehet në ring, ndërsa ‘Iron Mike’ është ndër të preferuarit e tij për t’u përballur.

Tyson është pensionuar nga boksi profesionist në vitin 2005, mirëpo u rikthye në vitin 2020 për një meç miqësor ndaj Roy Jones Jr.


Mike Tyson po ngjitet sërish në ring - por kësaj radhe me një 'amator' të konvertuar në boksier
Lexo po ashtu Mike Tyson po ngjitet sërish në ring - por kësaj radhe me një 'amator' të konvertuar në boksier

Dhe natyrisht në rast se plotësohen kërkesat e tij financiare, 55-vjeçari do të ishte i gatshëm të rikthehej ndaj ‘Fëmijës problematik’.

(Foto: Getty/Express.co.uk)

Gjatë pjesëmarrjes në podcastin Club Random, nikoqiri Bill Maher e pyeti nëse do të ndeshej me Paul dhe përgjigja e Mike ishte: “Absolutisht”.

“Do t’i telefonoj gjatë të premtes dhe do të bisedojmë”, shtoi tutje legjenda duke lënë të kuptohet se meçi mund të realizohet në të ardhmen.

Jake Paul këmbëngul se herët a vonë do të luftojë në UFC
Lexo po ashtu Jake Paul këmbëngul se herët a vonë do të luftojë në UFC

Përkundër moshës dhe pensionimit për afro dy dekada, Tyson mund të jetë kundërshtari me kredenciale më të mira që është përballuar 25-vjeçari Paul deri më tani. /Telegrafi/

(Foto: Instagram)

Në trend Sport

Më shumë
Liverpooli i ofron lojtarit një rritje të pabesueshme rroge prej 650 për qind

Liverpooli i ofron lojtarit një rritje të pabesueshme rroge prej 650 për qind

Premier League
Barcelona po tenton t’i mundësojë yllit të skuadrës transferimin në Arabinë Saudite

Barcelona po tenton t’i mundësojë yllit të skuadrës transferimin në Arabinë Saudite

La Liga
Klubi i Ligës Premier vendos të shkarkojë trajnerin e tyre, gjen edhe pasuesin

Klubi i Ligës Premier vendos të shkarkojë trajnerin e tyre, gjen edhe pasuesin

Premier League
Sesko para transferimit të karrierës së tij, do të kushtojë 80 milionë euro

Sesko para transferimit të karrierës së tij, do të kushtojë 80 milionë euro

Ndërkombëtare
Real Madridi dërgon skautët për ta përcjellë yllin e Ligës Premier

Real Madridi dërgon skautët për ta përcjellë yllin e Ligës Premier

La Liga
Emir Sahiti zbulon emocionet pas golit të parë me Hamburgun para 71 mijë tifozëve në Berlin

Emir Sahiti zbulon emocionet pas golit të parë me Hamburgun para 71 mijë tifozëve në Berlin

Bundesliga
Kalo në kategori