Mijëra persona janë mbledhur në Washington për të përkujtuar marshin e vitit 1963 për të drejta të njeriut, derisa ky organizim është parë edhe si shenjë proteste për dhunën e policisë.
Familjet e amerikanëve me ngjyrë, që janë vrarë nga policia, do të flasin në vendin e njëjtë ku Martin Luther King Jr, ka mbajtur fjalimin e njohur “E kam një ëndërr”.
Ngjarja e së premtes është quajtur, Marshi i Përkushtimit: Hiqni gjurin tuaj nga qafa jonë, referencë për vdekjen e afrikano-amerikanit, George Floyd teksa ka qenë në mbajtje policore.
Marshi i së premtes pason edhe protestat që janë zhvilluar rreth të shtënave të policisë ndaj një tjetër amerikani me ngjyrë, Jacob Blake.
Në këtë ngjarje do të marrin pjesë edhe lideri për të drejta të njeriut, Reverend Al Sharpton dhe Martin Luther King III – djali i madh i King Jr.
Marshi i vitit 1963 në Washington është konsideruar seizmik për historinë amerikane, duke rezultuar më vonë me Aktin për të Drejta Civile, përmes së cilit u është dhënë fund ndasive në baza racore në vitin pasues.
Rreth 250,000 persona janë mbledhur në rrugën prej tri kilometrash, nga zona përkujtimore e ish-presidentit Abraham Lincolnit deri te zona tjetër përkujtimore e Washingtonit, duke e kthyer atë ngjarje në organizimin më të madhe politik që ka parë Uashingtoni deri në atë periudhë.
Në marshin e këtij viti pritet të bëhet thirrje për reforma policore dhe pjesëmarrje në procesin zgjedhor të 3 nëntorit.
Për shkak të masave të marra kundër koronavirusit, njerëzit janë inkurajuar që të marrin pjesë në këtë marsh në mënyrë virtuale.
Në Washington është thënë se marshuesve do t’iu matet temperatura si dhe vendosja e maskave do të jetë e detyrueshme. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

A mundet SHBA-ja t’ia “vrasë” armët Evropës – ekspertët shprehin shqetësimin për “çelësin e vdekjes”

Kryeministri i ri kanadez i përgjigjet Trumpit: Kanada kurrë nuk do të bëhet pjesë e SHBA-së

G7 paralajmëron Rusinë: Pranoni armëpushimin ose do të pasojnë sanksione të reja

Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

A mundet SHBA-ja t'ia "vrasë" armët Evropës - ekspertët shprehin shqetësimin për "çelësin e vdekjes"

Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Shikoni çfarë mund të bëjë aeroplani luftarak amerikan F-35

Kanada shtriu tapetin e kuq për Rubion - mjaftueshëm për një hap të vetëm

Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës