Këngëtarja e njohur Mihrije Braha, është shumë e pëlqyer nga fansat për këngët e saj.

Përveç muzikës, ajo ka zgjeruar aktivitetin e saj edhe në biznes muajve të fundit, duke hapur një dyqan veshjen në Prishtinë, që mban emrin e saj.


Përpos veshjeve, ajo ka sjell në treg edhe linjën e saj të kremrave anti-rrudhë, të cilin e ka nxjerrë në shitje tash e sa kohë.

Mihrija ndërkohë është mjaft aktive dhe e ndjekur edhe në rrjetet sociale, në të cilat ndan herë pas here me fansat fotografi të ndryshme nga jeta e saj.

Së fundmi, këngëtarja nga Mitrovica ka realizuar një set të ri fotografik, në të cilin vjen mjaft tërheqëse.

m1 3

E veshur me tuta të zeza dhe një jelek ngjyrë vjollcë, Mihrija mori një pamje mjaft atraktive, teksa pozonte pranë një veture luksoze.

Këto imazhe, ajo i ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetin social Facebook.

m2 2

Pëlqimet dhe komplimentet e shumta nga komentuesit nuk kanë munguar. /Telegrafi/

m3 3