Mihrije Braha, me kostum zyrtar në ambientin e zbardhur nga bora

Këngëtarja Mihrije Braha përkundër viteve vazhdon të mbetet në top formë.
Ajo është aktive me koncerte dhe mbrëmje të ndryshme, gjersa shpesh e shohim edhe në televizion.

Rrjetet sociale janë ‘dritarja’, ku Mihrija më së shpeshti gjen komunikimin me fansat e saj, qoftë përmes fotografive apo statuseve të ndryshme.
Së fundmi, ajo ka publikuar disa fotografi në rrjetin social Instagram, ku shfaqet mjaft tërheqëse në dëborë.
Në një ambient të zbardhur, këngëtarja kishte zgjedhur një kostum femrash për të veshur, me çka kishte marrë një pamje më serioze.
Megjithatë duket bukur, dhe këtë e tregojnë edhe pëlqimet dhe komentet e shumta që ka marrë. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
03/03/2018
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























































