LAJMI I FUNDIT:

Miftaraj: Sot po shkatërrohet gjithçka është ndërtuar prej shpalljes së pavarësisë e tutje

Miftaraj: Sot po shkatërrohet gjithçka është ndërtuar prej shpalljes së pavarësisë e tutje

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka komentuar deklarimet e presidentit Hashim Thaçi i cili sot, ka thirrur në takim krerët e partive politike për formimin e Qeverisë së re.

Përmes një shkrimi në Facebook, ai ka thënë se sot në Kosovë po fillon shkatërrimi i rendit kushtetues, pasi konsultimet po ndodhin pa Lëvizjen Vetëvendosje që fitoi zgjedhjet.

Presidenti Thaçi fton në takim sot liderët e partive politike
Lexo po ashtu Presidenti Thaçi fton në takim sot liderët e partive politike

“Sot për mendimin tim po fillon shkatërrimi i rendit kushtetues në Kosovë. Po shkatërrohet gjithçka është ndërtuar prej shpalljes së pavarësisë e tutje. Ndryshimi i Kushtetutës nuk do të ketë alternative në një të ardhme të afërt. Pa konsumimin e të drejtës së partisë fituese për të formuar qeverinë, ose pa refuzimin e partisë së parë për të dërguar propozimin për mandatarin për të formuar qeverinë apo pa një interpretim nga Gjykata Kushtetuese, nuk mundet Presidenti të thërras partitë në konsultim për formimin e qeverisë”, thekson ai.


Sipas tij, as partitë politike nuk duhet të bëhen pjesë e formimit të qeverisë në këtë formë.

“Kushtetuta dhe rendi kushtetues duhet të jenë mbi interesat e partive politike, apo çdo interesi tjetër personal”, ka thënë Miftaraj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Lajme
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Lajme
Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Lajme
Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Lajme
Kalo në kategori