Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj thotë se LDK-ja i ka nisur keq negociatat me partnerët e koalicionit për formimin e qeverisë së re. Ai thotë se në ekzekutivin e ri që po synohet të udhëhiqet nga partia e Isa Mustafës mesazhet janë të qarta, se do të jetë “megalomane”, dhe me ministra të dënuar për vepra të korrupsionit.
Përkundër këtij pretendime që po tentohet të votohet një qeveri e re, pa shkuar në zgjedhje, Miftaraj thotë se rendi kushtetues në Kosovë nuk duhet të cenohet.
Për këtë arsye i bëri thirrje presidentin, Hashim Thaçi se para se të dekretojë të propozuarin e LDK-së për kryeministër t’i adresohet Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar sqarime për të drejtën e nominimin që i takon Lëvizjes Vetëvendosje, si parti e parë.
“Është mesazhi i parë që si duket prapë do të kemi qeveri megalomane me numër të madh të ministrave, zëvendëskryeministrave, me siguri edhe të zëvendësministrave. Qasja e dytë është që në këtë qeveri do të kemi prapë ministra që janë të akuzuar për korrupsion, apo kanë qenë të dënuara për vepra korruptive. Siç është rasti me të propozuarën për ministre të Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla. Është një fillim jashtëzakonisht i keq, jo premtues dhe që e ulë standardin që e ka vendosur qeveria Kurti”, thotë ai.
Pas këtij veprimi të Thaçit, Miftaraj thotë se Gjykata Kushtetuese në një periudhë të shpejt kohore do të ushtronte rolin e saj.
“Presidenti i Republikës do të duhej të dërgonte një letër në Gjykatën Kushtetuese për të kërkuar sqarime lidhur me të drejtën e nominimit, apo shterjen e së drejtës për të nominuar nga partia fituese. Gjykata Kushtetuese në rastin konkret do të duhej të ushtronte rolin e saj vital në interpretimin e kushtetutës sidomos në situatat e tilla… Gjykata Kushtetute dhe presidenca nuk duhet të lejojnë në këtë rast të kemi shkelje të kushtetutën, e cila mund të vërtetohet në një fazë të mëvonshme, potencialisht kur të kemi votim të qeverisë së re”, u shpreh ai.
Ndryshe, dje LDK-ja ka nënshkruar marrëveshje politike për bashkëqeverisje me AAK-në dhe Listën Serbe, ndërsa sot pritet të finalizojë marrëveshjet edhe me Nismën, AKR-në dhe minoritet jo shumicë.
Këto pretendime të për formim të qeverisë, Lëvizja Vetëvendosje si parti fituese e zgjedhjeve të kaluara është duke i kontestuar. Sipas tyre posa presidenti të bëj publik dekretin e mandatarit për kryeministër nga LDK-ja do të dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame