Kërkesa e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, që LDK-ja të propozojë emrin e mandatarit për qeverinë e ardhshme po cilësohet si hap i ngutshëm.
Drejtori Ekzekutivi i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj ka thënë se ky është një hap i ngutshëm, meqë Kushtetuta, nuk parasheh një afat kohor se kur partia fituese është e obliguar që t’i kthejë përgjigje lidhur propozimin për mandatar.
Ai ka thënë se Thaçi para se të kërkonte emrin e mandatarit nga Lidhja Demokratike e Kosovës do të duhej të merrte një opinion nga Gjykata kushtetuese.
“Në bazë të asaj që kemi parë qoftë në Kushtetutë apo në akt gjykimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2014, ne vlerësojmë që Presidenti ka bërë hapa të ngutshëm duke kërkuar nga partia e dytë për të dërguar mandatin për kryeministër për formimin e qeverisë. Në bazë të kushtetutës nuk ka një afat kohor se kur partia fituese është e obliguar që t’i kthejë përgjigje lidhur me propozimin për mandatar dhe në mungesë të një afati të tillë ligjor, ne besojmë që presidenti para ndërmarrjes se çdo veprimi për të kërkuar nominimin nga partia e dytë do të ishte dashur që ta marr në radhë të parë një opinion dhe një mendim nga Gjykata Kushtetuese për ta interpretuar, për të dhënë një sqarim se çka mund të konsiderohet si afat i arsyeshëm kohor kur partia fituese do të ishte e obliguar të kthej përgjigje apo të dërgojë mandatarin për kryeministër të presidenti”, tha ai.
Miftaraj thotë që për mos tu krijuar një precedent i rrezikshëm dhe të mos injorohet zëri i popullit, Thaçi nuk do të duhej të ngutej.
“Kosova është një demokraci parlamentare jashtëzakonisht e re dhe Kosova është duke ndërtuar drejtësinë kushtetuese dhe formimin e institucioneve në bazë të kushtetutës por edhe praktikës së ndërtuar deri më tani. Me qëllim të evitimit qoftë të mundësive për tu shkelur Kushtetuta apo praktika e Gjykatës Kushtetuese për të mënjanuar apo për të ndërtuar precedent të rrezikshëm, ku zëri i popullit injorohet në këtë rast. Unë mendoj që presidenti do të duhej të mos ngutej në mënyrë që të marr një mendim nga Gjykata Kushtetuese dhe që të shkohet në të sigurt”, shtoi ai për Ekonomia Online.
Miftaraj me tutje ka thënë se edhe partia fituese, në këtë rast Vetëvendosje nuk duhet t’i bishtnojë përgjegjësive që ka marrë dhe që në radhë të parë duhej provuar që të formonte qeverinë me partitë politike që janë në kuvendin e Kosovës.
“Partia fituese në këtë rast nuk do të duhej të mos i bishtnojë përgjegjësisë që ka marr nga populli në zgjedhjet e 6 tetorit dhe do të duhej që në radhë të parë të provoi për të formuar qeverinë e re, qoftë duke kërkuar negociata me partitë politike që janë sot në Kuvendin e Kosovës, ose nëse kjo është e pamundur sigurisht që të refuzojë njëfarë mënyre të drejtën e saj për të dërguar propozimin për mandatar. Në këtë rreth, unë besoj se kemi një lojë politike, qoftë të mes presidentit apo përmes lëvizjes Vetëvendosje por, edhe partive politike të cilat janë duke bërë përpjekje qeverinë e re. Në këtë mes të gjitha këto parti politike më shumë i kushtojnë rëndësi interesave të tyre partiake se sa rendit kushtetues atëherë vijmë në një situatë të tillë, të paqartë”, tha ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame