LAJMI I FUNDIT:

Miftaraj: Dështoi përpjekja e Qeverisë për ta shuar Task Forcën kundër korrupsionit

Miftaraj: Dështoi përpjekja e Qeverisë për ta shuar Task Forcën kundër korrupsionit

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, e ka quajtur lajm të mirë dështimin e përpjekjes së Qeverisë për të shuar Task Forcën kundër korrupsionit.

Miftaraj thotë se “presioni i shoqërisë civile dhe vendeve mike, e kanë detyruar kryeministrin Hoti dhe Ministrin Veliu të tërhiqen nga iniciativa e kundërligjshme!”.

“Task Forca vazhdon punën njëjtë si deri me tani, nën udhëheqjen dhe urdhrat e PSRK, deri në një vendim tjetër që duhet të bazohet në ligj, analizë përmbajtësore, konsultim me akterët relevantë vendorë dhe ndërkombëtarë”, ka shkruar Miftaraj në një postim në Facebook, transmeton Telegrafi.


“Sigurisht në javët dhe muajt në vazhdim hakmarrja ndaj zyrtarëve të caktuar të Task Forcës do të intensifikohet ku nuk përjashtohet mundësia e inicimit të ndjekës penale dhe procedurave disiplinore”.

“Çka mësuam këto dy javë është se shumë ekspertë luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit ia dedikuan vetëm një organi si Task Forca”, tha ai.

Sipas tij, shumë prej tyre nuk e “kuptuan” fare se Prokurori i Shtetit sipas Kushtetues dhe ligjit është autoriteti që duhet lëvduar nëse ka rezultate dhe kërkuar llogari nëse nuk kemi rezultate në krim të organizuar dhe korrupsion.

“Dorën në zemër shumica e ‘ekspertëve’ milionat i kanë për shkak të dostave në prokurori. Ec e fol kundër dostave e kundër milionave”, ka shkruar Miftaraj.

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti të premten në Kuvendin e Kosovës ka folur rreth vendimin të Qeverisë për shuarjen e Task-Forcës në kuadër të Policisë së Kosovës, duke thënë se puna e saj do të vazhdojë e papenguar në të gjitha çështjet që ka pasur në shqyrtim.

Ai tha se çdo jurist e dinë që e ka të qartë se vendimi i vitit 2010 për Task-Forcën në kuadër të Policisë së Kosovës është çështje jo kushtetuese.

Sipas tij, shuarjen e kësaj Task-force janë duke u kritikuar ata që kanë frikë.

“Mund të t’ju them se janë duke kritikuar ata që kanë frikë se gjërave kemi me ju shku deri në fund dhe të mos ketë dyshime për këtë. Koha do t’i tregoj të gjitha”, tha ai. /Telegrafi/