Nga: Agron Shehaj
Për Mid’hat Frashërin kam dëgjuar që i vogël. Gjyshi im, Sulo Shehaj, luftëtar i Luftës së Vlorës, ishte një nga drejtuesit e Ballit Kombëtar në Vlorë dhe ndjekës i Mid’hat Frashërit.
Gjyshi u dënua dhe vdiq në burgun e Burrelit në vitin 1948, duke e lënë tim atë vetëm dy vjeç.
Edhe pse nuk e njohu tamam, babai ishte krenar për të atin e vet dhe veprimtarinë e tij patriotike dhe politike. Prandaj, ai e adhuronte Mid’hat Frashërin dhe në shtëpinë tonë flitej fshehurazi për Mid’hatin. Ne ishim të persekutuar dhe të damkosur jashtë shtëpisë, por brenda saj ne ishim njerëz krenarë për të shkuarën tonë.
Si nip i një bashkëluftëtari të Mid’hat Frashërit, unë jam krenar që ndihmova në sjelljen e eshtrave të tij në Shqipëri, para një viti.
Botimi dhe përhapja e mendimit të Mid’hat Frashërit ka qenë për mua një detyrim ndaj së shkuarës sime, ndaj dinjitetit të të gjithë patriotëve që luftuan si gjyshi im, për ata që luftuan për një Shqipëri perëndimore dhe jo komuniste. Ka qenë edhe një mision publik, sepse jam i bindur që mendimet e Frashërit mbartin vlerat që i duhen Shqipërisë dhe politikës sonë më shumë se kurrë.
Më jepet rasti që të shpreh mirënjohjen time të thellë për punën e madhe të Uran Butkës për redaktimin dhe botimin e veprave të Mid’hatit, në kuadër të Institutit të Studimeve Historike “Lumo Skendo” që kemi themeluar bashkë.
Mid’hati është një figurë gjeniale: ideator, publicist, historian, diplomat, politikan, shtetar, shkrimtar, përkthyes, kronikan, bibliograf, librar etj., të gjitha me gërma të mëdha. Personalisht, prej Mid’hatit kam përvetësuar shumë mbi filozofinë politike.
Si filozof ai e përcakton kombin si një konstitucion gjaku, gjuhe, kulture dhe territori.
Vullneti e përpjekjet e përbashkëta për liri e pavarësi vijnë pas ndërgjegjësimit, ndriçimit kulturor e formësimit moral të një populli.
Filozofi Frashëri mendon se liria dhe zgjerimi i hapësirës së lirisë është baza e mirësimit dhe e përparimit të një populli. Përpara mjaft filozofëve të tjerë evropianë, ai përcakton se ç’është liria: “Meqë jeta dhe siguria e secilit është e lidhur me fatin e jetën e atyre që së bashku formojnë kombin, atëherë, së pari liria e çdonjërit sigurohet nga liria e kombit dhe së dyti, liria e çdonjërit mbaron atje ku trazohet liria e tjetrit”.
Liria krijon kushtet edhe për demokracinë e vërtetë. Shkruan ai: “Liria është një mjet, është një derë nga e cila hyjmë në rrugën e gjerë të përparimit dhe të qytetërimit”.
Ai u bë një luftëtar i madh i lirisë së fjalës, mendimit, shtypit, lëvizjes demokratike, pjesëmarrjes, zgjedhjes etj., që në kohën e tij mungonin apo ishin të kufizuara. Për mua, thoshte Mid’hati, ka vetëm një mënyrë për të normalizuar gjendjen në Shqipëri: Mbajtja e lidhjeve me lëvizjen demokratike evropiane. Në këtë fushë, ai shfaqet kështu si një demokrat i përmasave evropiane.
Mid’hat Frashëri ishte qysh në krye të herës për pavarësinë e plotë të Shqipërisë në tërësinë e saj territoriale të katër vilajeteve dhe për këtë ai lufton gjithë jetën e tij, si edhe kundër ndarjes apo copëtimit të Shqipërisë, në botimet e tij, por edhe në Konferencën e Paqes dhe Lidhjen e Kombeve.
Në politikë ai i shërbeu një politike të urtë, të qendrës së djathtë, në shërbim të individit, shtetit dhe kombit. Ai ndërtoi kultin e shpërblestarit në punë, politikë dhe në shoqëri.
Si konservator modern, Midhat Frashëri, që ndikohet në kohë të caktuara edhe nga liberalizmi evropian, shkruante se “është një mendësi e mjerueshme të ngatërrosh konservatorizmin e liberalizmin, me sistemin politik të sovjetëve. Shqiptari është shumë konservator, për t’u bërë bolshevik e leninist”. Ai ishte dhe mbeti një antikomunist i vërtetë.
Në filozofinë konservatore të Frashërit qëndron fort parimi se shoqëria dhe individi duhen drejtuar nga një rend politik kapitalist human, i ngritur mbi traditën, vlerat njerëzore dhe kombëtare dhe ato universale.
Ai është për një sistem politik demokratik dhe për një politikë të moralshme dhe për një shtet ligjor. Moralin ai e lidh me edukatën familjare, atë shkollore dhe shoqërore dhe me kulturën e qytetërimin perëndimor.
Cilësitë që duhet të edukojmë sipas tij janë: ideali, dashuria për njeriun dhe kombin, solidariteti, altruizmi, mirësimi i vazhdueshëm, bashkëpunimi, përgjegjësia, iniciativa private, shpresa dhe puna.
Ai ishte kundër të qepurit pas qeverisë. Ishte për njeriun e lirë e të pavarur që ka besim te vetja. Ai shkruan: “Të qepurit pas qeverisë, të pasurit e syrit te nëpunësitë dhe ofiqet është fatkeqësi për shqiptarët”
Mid’hati, si ideator i nacionalizmit pozitiv shqiptar, luftoi për shtetin-komb shqiptar dhe për Shqipërinë etnike, ku përcaktuese të ishte shumica e popullsisë dhe parimi i vetëvendosjes së kombeve, që mbetet ende e hapur për shqiptarët. Ai ishte luftëtar i paepur i integrimit të Shqipërisë në Aleancën euroatlantike, sidomos për mbështetjen e plotë tek ShBA-ja.
Idetë janë ato që drejtojnë shoqërinë dhe lëvizin botën. Mid’hat Frashëri ishte dhe mbetet një ideator i madh i ideve të reja. Ai shprehet ndër të tjera: “Disa thonë se leva e Arkimedit për ta çuar botën përpara është paraja. Unë them se leva e Arkimedit është inteligjenca dhe janë idetë e reja”
Mid’hati është e shkuara historike, e tashmja e përparuar dhe e ardhmja e ndritur Shqipërisë dhe e kombit shqiptar.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTraditat dhe ritet e dikurshme të dasmave shqiptare
Histori e shkurtë e muzikës shqiptare: Thesari ende i panjohur
Thënie për nënën: Nëna është personi i vetëm në botë që të do para se të të shohë!
Njëzetë roje të varrit të Enver Hoxhës, përfunduan në Psikiatri: Dëgjonim zhurma, ulërima, britma...!?
Karakteret letrare në novelat e Migjenit
Historia e fotos ikonike nga Belfasti i trazirave
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj