LAJMI I FUNDIT:

Microsoft thotë se po pengon tentimet e spiunëve ushtarakë rusë për hakim

Microsoft thotë se po pengon tentimet e spiunëve ushtarakë rusë për hakim

Gjiganti teknologjik Microsoft, ka thënë se ka penguar përpjekjet për hakim nga spiunët ushtarakë rusë, të cilët kanë shënjestra ukrainase, amerikane si dhe në Bashkimin Evropian.

Përmes një postimi më 7 prill, kompania ka thënë se një grup që e ka quajtur “Strontium”, ka qenë duke përdorur shtatë domenë në internet në kuadër të përpjekjeve për të spiunuar organizatat qeveritare dhe institutet në Bashkimin Evropian, Shtetet e Bashkuara, si dhe në institucionet ukrainase, siç janë mediat.

Microsoft nuk ka bërë të ditur emrat e atyre që kanë qenë në shënjestër.


Strontium është emri që përdor Microsoft për një grup, të cilin të tjerët e quajnë Fancy Bear apo APT28 – grup për hakim që është i lidhur me agjencinë ushtarake të inteligjencës në Rusi.

Ambasada ruse në Uashington nuk i është përgjigjur agjencisë së lajmeve Reuters për të komentuar këtë gjë.

Ukraina është shënjestruar nga tentimet për hakim, prej kur forcat ruse kanë nisur agresionin ndaj këtij shteti më 24 shkurt.

Presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar “operacion special” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në shumë vende të botës.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët janë përgjigjur me sanksione të ashpra kundër Moskës. /rel/

Në trend Teknologji

Më shumë
Telefonat iPhone dhe Android tani mund të bëjnë thirrje kudo përmes satelitëve të Muskut

Telefonat iPhone dhe Android tani mund të bëjnë thirrje kudo përmes satelitëve të Muskut

Teknologji
Inteligjenca Artificiale çon përpara shkencën - zgjidh problemin që shkencëtarëve iu deshën vite, për vetëm dy ditë

Inteligjenca Artificiale çon përpara shkencën - zgjidh problemin që shkencëtarëve iu deshën vite, për vetëm dy ditë

Teknologji
Moment historik për Apple - gjiganti i teknologjisë prezanton Apple Intelligence për përdoruesit në BE

Moment historik për Apple - gjiganti i teknologjisë prezanton Apple Intelligence për përdoruesit në BE

Teknologji
Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Samsung do të sjell një telefon palosësh me çmim më të lirë

Samsung do të sjell një telefon palosësh me çmim më të lirë

Teknologji
Ja çfarë do të thotë nëse në ekranin e telefonit tuaj ndizet një dritë e gjelbër ose portokalli

Ja çfarë do të thotë nëse në ekranin e telefonit tuaj ndizet një dritë e gjelbër ose portokalli

Kalo në kategori