LAJMI I FUNDIT:

CEO i Microsoft: OpenAI duhej të konsultohej me ne para se ta shkarkonte Sam Altman

CEO i Microsoft: OpenAI duhej të konsultohej me ne para se ta shkarkonte Sam Altman

CEO i Microsoft, Satya Nadella, thotë se OpenAI duhej “të paktën” të konsultohej me Microsoft përpara se ta shkarkonte Sam Altman nga pozita e CEO-s, duke pasur parasysh investimin e tij në kompani.

Microsoft ka investuar miliarda në OpenAI, derisa të dyja kompanitë përdorin teknologjinë e njëra-tjetrës, transmeton Telegrafi.

“Si partner i yni, mendoj që ata duhej të konsultoheshin për vendime të mëdha”, tha Nadella.


ChatGPT përdoret për të fuqizuar motorin e kërkimit Bing të Microsoft, ndërsa OpenAI përdor serverët cloud të Microsoft Azure.

Kush është në bordin e OpenAI – ‘grupi që qëndron pas largimit’ të Sam Altman
Lexo po ashtu Kush është në bordin e OpenAI – ‘grupi që qëndron pas largimit’ të Sam Altman

Microsoft, megjithatë, nuk ishte në dijeni të shkarkimit të Altman derisa OpenAI e bëri publik njoftimin.

Shkarkimi i Altman nga pozita e CEO-s në kompaninë OpenAI kishte shkaktuar mjaft kaos brenda kompanisë, kur qindra punëtorë kërcënuan me dorëheqje, duke kërkuar edhe shkarkimin e bordit.

Altman tani është transferuar në Microsoft dhe do të udhëheq një ekip për kërkim në Inteligjencën Artificiale. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Paralajmërim për të gjithë përdoruesit e Gmail, Yahoo dhe Microsoft

Paralajmërim për të gjithë përdoruesit e Gmail, Yahoo dhe Microsoft

Teknologji
A ju kujtohet Sebastian Kurz - kompania e tij vlen një miliard dollarë

A ju kujtohet Sebastian Kurz - kompania e tij vlen një miliard dollarë

Teknologji
Mira Murati me projekt të ri, lanson rivalin e OpenAI

Mira Murati me projekt të ri, lanson rivalin e OpenAI

Teknologji
Një ditë më parë paralajmëroi “inteligjencën artificiale më të zgjuar në botë”, Elon Musk e mban premtimin – sot prezantohet Grok 3

Një ditë më parë paralajmëroi “inteligjencën artificiale më të zgjuar në botë”, Elon Musk e mban premtimin – sot prezantohet Grok 3

Teknologji
Ishte prezantuar si revolucion, tani është thjesht një copë plastike e shtrenjtë – Humane ndërpret funksionimin e AI Pin

Ishte prezantuar si revolucion, tani është thjesht një copë plastike e shtrenjtë – Humane ndërpret funksionimin e AI Pin

Teknologji
xAI i Elon Musk lëshon në funksion modelin e tij më të fundit, Grok 3

xAI i Elon Musk lëshon në funksion modelin e tij më të fundit, Grok 3

Teknologji
Kalo në kategori