LAJMI I FUNDIT:

Microsoft ka një tastierë të re për video-lojëra në Windows

Microsoft ka një tastierë të re për video-lojëra në Windows

Shumë njerëz e kanë shumë të vështirë të përdorin një tastierë digjitale me një kontrollues.

Qoftë për transmetim apo për video-lojëra, gjetja dhe zgjedhja e shkronjave është e ngadaltë dhe shpeshherë ju zemëron, por Microsoft po përpiqet ta lehtësojë këtë situatë.

Microsoft ka përgatitur një tastierë të re për Windows 11, e cila përdoret me anë të një kontrolluesi dhe që pritet ta bëjë përdorimin më të thjeshtë.


Për shembull, butoni X mund të përdoret për të fshirë një shkronjë të mëparshme, butoni Y shërben për të krijuar hapësirë, ndërsa butoni “menu” përdoret për të konfirmuar me “Enter”.

Këto shkurtore duhet të përshpejtojnë të gjithë procesin. Nga Microsoft thonë se kanë vendosur butonat e tastierës vertikalisht për përdorim më të lehtë.

Microsoft njoftoi për herë të parë se po testonte këtë teknologji në shtator të vitit të kaluar. Tani është e disponueshme në versionin Release Preview të Windows 11, kështu që mund të testohet gjatë javëve në vijim. Tastiera pritet të kursejë shumë kohë dhe të parandalojë zemërimet. /Telegrafi/