LAJMI I FUNDIT:

Microsoft heq dorë: Xbox pranon humbjen

Microsoft heq dorë: Xbox pranon humbjen

Drejtori ekzekutiv i Microsoft Gaming thotë se ende synon që video-lojërat e reja të jenë kryesisht në Xbox, por nuk do të injorojë platformat e tjera. Phil Spencer, drejtori ekzekutiv i Microsoft Gaming, ka sqaruar vendimin e kompanisë për të publikuar më shumë lojëra Xbox edhe për PlayStation 5.

Në një intervistë për podcastin XboxEra, Spencer tha se investimi në platformën e tyre është i rëndësishëm për fitimin nga shitja e video-lojërave, por shumë lojtarë tashmë janë të lidhur me PlayStation ose Nintendo për shkak të preferencave për ato platforma ose lojërat që ato ofrojnë.

“Nuk po përpiqemi më t’i kalojmë të gjithë lojtarët në platformën Xbox”, theksoi Spencer, duke lënë të kuptohet se lufta mes konzolave ka marrë fund.


Microsoft tani planifikon të fokusohet në shpërndarjen ndër-platformore të video-lojërave, duke i bërë ato të disponueshme për lojtarët në konzola të ndryshme, përfshirë edhe Nintendo Switch 2 që pritet të dalë në treg.

Spencer gjithashtu u shpreh se beson ende se Xbox është platforma më e mirë për të luajtur video-lojërat e Xbox dhe shtoi se “duam që njerëzit të përjetojnë komunitetin tonë Xbox, lojërat tona dhe gjithçka që mund të ofrojmë në çdo ekran, edhe pse është e qartë se jo çdo ekran është identik”.

Ai theksoi se konzolat Xbox nuk do të zhduken dhe njoftoi se gjenerata e ardhshme e konzolave Xbox do të sjellë përparimin më të madh teknologjik deri më tani, si dhe planet për një konzolë të re portative. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Microsoft heq dorë: Xbox pranon humbjen

Microsoft heq dorë: Xbox pranon humbjen

Lojëra
E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Teknologji
Estonia është vendi i parë në botë që nxënësit do të mësojnë me inteligjencën artificiale

Estonia është vendi i parë në botë që nxënësit do të mësojnë me inteligjencën artificiale

Teknologji
Starlink vazhdon të dominojë hapësirën - Musk ka lëshuar më shumë satelitë sesa të gjithë konkurrentët e tij së bashku

Starlink vazhdon të dominojë hapësirën - Musk ka lëshuar më shumë satelitë sesa të gjithë konkurrentët e tij së bashku

Teknologji
Gjithçka që duhet të dini për kamerën e Samsung Galaxy S25 Edge

Gjithçka që duhet të dini për kamerën e Samsung Galaxy S25 Edge

Teknologji
Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Kalo në kategori